Mirela Kumbaro e urren teatrin “Migjeni”, madje edhe Shkodrën...

E mërkurë, 15 August 2018 20:16

Rita Gjeka: “Teatrin tonë “Migjeni” Ministria e Kulturës s’e përmend kurrë, as në ndonjë aktivitet, nuk japin asnjë mbështetje për asgjë. Kërkoi çfarë të duash për teatrin në ministri dhe asgjë nuk jepet, për Shkodrën institucionalisht nuk ka asgjë! Ministrja e Kulturës ndan projekte vetëm me ata persona që ajo ka në hatër”

 Kemi folur shpehherë për politikat diskrimunuese e klienteliste  të Ministrisë së Kluturës, posaçërisht të ministres Mirela Kumbaro, e cila financon vetëm ato projekte të klientëve të saj apo të mbështetësve politikë të cilët i krijonë asaj dhe Qeverisë Rama favore si dhe mbështetje politike, siç janë investimet e shumta në qarkun e Gjirokastrës, ku ajo kryeson listën si deputete. Në “luftën” që po bëhet sot për të ruajtur godinën e Teatrit Kombëtar, shpesh herë përmendet edhe fakti se “Qeveria ka finacuar  rikonstruksionin e teatrit “Migjeni”, apo teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë. Nëse për Korçën u derdh gjithë ajo para, jo pak por 2.5 milionë euro, u krye një investim i madh, në Shkodër nuk dodhi ashtu, madje ai nuk mund të quhet rikonstruksion, thjesht, sa për të kaluar radhën. Nuk mund të quhet rikonstruksion vetëm të lyesh teatrin. Sipas drejtoreshës aktuale, Rita Gjeka, “për teatrin “Migjeni” flitet gjithmonë një muaj para zgjedhjeve, dhe ne na premtojnë shumë. Ne na ka premtuar dhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ku aty ishte dhe Ditmir Bushati, u tha se do të fillonte dhe faza e dytë e rikonstruksionit. Unë e kam folur shumë për këtë problem me punimet për rikonstruksionin e teatrit. Edhe ajo që është bërë më parë vetëm rikonstruksion nuk mund të quhet për teatrin “Migjeni”. Si mund të quhet rikonstruksion i teatrit kur nuk është vënë dorë në asgjë që ka lidhje me teatrin. Nuk pikon më tavani, por problemet e tjera vijojnë. Por unë dua të them se i kam heronj punëtorët e skenës, që e kanë mbajtur teatrin. Ishte një projekt i Ministrisë së Kulturës, por i bërë me shumë ngut, sepse nuk është pyetur asnjë nga teatri. Është bërë me ngut, sepse ka qenë dhe periudhë fushate elektorale kur është dhënë fjala për ta bërë. Është bërë tenderi dhe besoj që nuk janë zbatuar rregullat e duhura, është bërë një gjë e shëmtuar. Unë nuk jam teknike dhe nuk di shumë gjëra, por nuk mundet të marrësh çdo ndërmarrje që merret me ndërtime dhe të bësh një rikonstruksion të teatrit, sepse kanë bërë dhe dëme. Projekti ka qenë i shëmtuar. Për çdo gjë ata thonin kështu e ka të shkruar projekti, dhe në fund nuk u bë asgjë. Por Ministria e Kulturës as e përmend fare teatrin tonë “Migjeni”, madje duket sikur ka një urrejtje, madje një urrejtje për Shkodrën, aq sa unë habitem...”

Drejtoresha e teatrit “Migjeni”, e revoltuar me mungesën e vëmendjen nga Kumbaro, një mungesë që vjen sa nga dashakeqësia e logaria e votave, aq edhe nga injoranca e ngutja e saj për të bërë njeriun e ditur.  Sipas Gjekës, “Teatrin tonë “Migjeni” s’e përmendin kurrë, as në ndonjë aktivitet, nuk japin asnjë mbështetje për asgjë. Kërkoi çfarë të duash për teatrin në ministri dhe asgjë nuk jepet, për Shkodrën institucionalisht nuk ka asgjë. Ju pohova që ne në teatër kemi punëtorët heronj, por ama nuk mund të rrinë 100 vjet karriget e teatrit. Unë nuk besoj te kjo qeveri për teatrin, sepse kur nuk e nisi sërish punën para një viti për godinën çfarë të presim tani fazën e dytë. E them sërish teatri jonë përmendte vetëm kur vijnë zgjedhjet dhe kaq.

Ministrja Kumbaro duhet të ketë vëmendje për teatrin tonë, është e detyruar për institucionet e artit. Nuk mundet të ketë kaq xhelozi për teatrin “Migjeni”, sepse është ndër teatrot më të mirë në vend. Janë dhënë 2.5 milionë euro për teatrin në Korçë, por se kuptoj pse e shikon teatrin tonë në këtë mënyrë, që as nuk e mendon. Se kuptoj se çfarë ka me teatrin e Shkodrës? Ekziston një teatër “Migjeni” monument kulture dhe Ministria e Kulturës as e di se çfarë bëhet. Nuk vjen të shikojë një shfaqje te ne, nuk ka as një interesim minimal sa thua sikur të jemi teatër i ndonjë shteti tjetër. Ministrja Kumbaro shkon në Korçë dhe vjet në skenën kur bëri inaugurimin e teatrit atje pati guximin dhe tha që teatri është krijuar në Korçë. Më erdhi shumë keq nga ky pohim, sepse teatri në Shkodër ka 130 vjet që është krijuar. Por çfarë t’i themi ne ministres Kumbaro, na ka fshirë, na shohin si teatri i një shteti tjetër. Teatri “Migjeni” monument kulture i kategorisë A, dhe nga ministria asgjë. Ne kemi punëtorët tanë aty që nuk po e lëmë të rrënohet teatri, kemi një staf mbështetës që kujdesen shumë, por nga ministria nuk është menduar për të ndërhyrë në foni, sistemin e ngrohjes, ndriçimi, karriget, dhe shumë të tjera në atë që përbëjnë teatrin. Nuk mund të quhet rikonstruksion vetëm të lyesh teatrin.

Por ne për teatrin tonë kemi pasur vëmendjen nga kryetarja e Bashkisë së Shkodrës. Në teatrin tonë ka pasur rritje të buxhetit për shfaqjet dhe sot jemi me 10 milionë lekë të reja vetëm për projektet artistike. Për këtë arsye dalin shfaqjet e mira, kemi mundësi të marrim regjisorë të mirë, kemi mundësi të marrim artistë”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...