Ministria e Kulturës çel tenderin për rikonstruksionin e GKA-së, peshkaqenët e tenderave në garë për 1 milionë euro

E mërkurë, 15 August 2018 20:18

Më në fund, pas shumë kërkesave të artistëve figurativë, hapësirat e Galerisë Kombëtare të Arteve do t’i nënshtrohen restaurimit, rikonstruksionit dhe rehabilitimit. Sipas një njoftimi thuhet se Ministria e Kulturës ka hapur tenderin për hartimin e projektit me fond limit 12 milionë e 500 mijë lekë (1 milion euro), që është një shumë e konsiderueshme për të bërë vërtet një mrekulli, nëse do ketë vullnet e përgjegjësi. Por kujtojmë se tenderat e Ministrisë së Kulturës fitohen gjithmonë nga miq të kryeministrit, apo Kumbaros dhe s’është çudi që të fitojë përsëri “Fusha” apo miqtë e tij, sepse ata janë klientët e saj dhe nga ky fond i madh, patjetër që peshkaqenët e tenderave do të vijnë rrotull.

Galeria Kombëtare e Arteve ka nevojë për ndërhyrje urgjente, sepse  gjendja e përgjithshme e objektit shfaqet e rënduar dhe e amortizuar në kohë. Ka vite, dekada që nuk është bërë një rikonstruksion i plotë, vetëm ndërhyrë pjesërisht në rifiniturë dhe në mirëmbajtje.

Salla e ekspozitës e katit të tretë ka nevojë të rikonstruktohet në mënyrë të tillë që të jetë sa më funksionale dhe në kushte teknike sipas standartit.

Hidroizolimi i godinës është në gjendje të degraduar, në pjesën e podrumit ka prezencë të lagështisë, në perimetrin e jashtëm si dhe në tarracë.

– Hidroizolimi dhe termoizolimi i hapësirave të dritareve është në gjendje të degraduarë

– Ndriçimi natyral i katit të tretë, nuk është realizuar në formën dhe materialin e duhur, duke u bërë shkak i trasmetimit jo vetëm të temperaturave të jashtme, por dhe shiraveë

– Dera kryesore duhet spostuar për të kthyer në identitet Galerinë Kombëtare të Arteveë

– Është e nevojshme rikonstruksioni i ambienteve të Fondit të veprave dhe skulpturaveë

-Sistemi elektrik është i amortizuar, nuk përmbush normat e lejuara dhe ka nevojë për shtimin e kapacitetitë

– Sistemi i aspirim/kondicionimit nuk është funksionalë

– Ka mungesë të sistemit të mbrojtjes kundra zjarrit, si një kusht shumë i rëndësishëm për kategorinë e funksionit të godinës. Mungon dhe një sistem sigurie. Këto janë vetëm disa nga problemet që kërkojnë ndërhyrje sipas relacionit të specialistëve të Ministrisë së Kulturës.

Godina e sotme e GKA është inauguruar në vitin 1975, vepër e arkitektit të njohur, profesor Enver Faja , i cili sa ishte gjallë kërkonte që edhe ai të ishte pjesë e ndryshimeve që duheshin bërë në GKA dhe ka botuar në faqet e gazetës “55” disa propozime interesante se si duhet bërë ky rikonstruksion. Do ishte mirë që, pse jo, firma fituese, t’i merrte parasysh sugjerimet e arkitekt Fajës.

Përveç ndërhyrjes në godinën e GKA, duhet hequr urgjentisht “Reja” japoneze, pasi po i merr frymën këtij institucioni dhe ta çlirojë atë plotësisht. Kjo “vepër” është “dhuratë” nga dyshja Rama- Veliaj, e cila u ekspozua për disa muaj e pastaj nguli rrënjë aty e nuk e heq dot kush.

Pas mbylljes së aplikimeve dhe shqyrtimit të tyre pas datës 20 gusht, do të shpallet edhe fituesi, i cili duhet të ekzekutojë projektin e tij të rikonstruksionit deri në 5 muaj pas lidhjes së kontratës.

Që prej vitit 2007 “Galeria Kombëtare e Arteve” gëzon statusin Monument Kulture i kategorisë së dytë. Gjithashtu përfshihet brenda zonës së mbrojtur “Qendrës historike të aksit kryesor të qytetit të Tiranës”, miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave në vitin 2017.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...