×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

“Vajza me ballon” e Banskyt / £ 1 milion për pikturën e shkatërruar

Tuesday, 16 October 2018 11:40

Blerësja e pikturës “Vajza me ballon”, e cila ka paguar 1.04 milion funte për veprën, tha se ajo tashmë ka ‘copën e vet të historisë së artit’ dhe se pavarësisht se piktura u copëtua pjesërisht, ajo përsëri do ta blejë veprën në shumën e £ 1 milion duke thënë se vlera e saj do të  rritet ndjeshëm pas vetë-shkatërrimit.

Bota e artit mbeti e habitur kur rreth gjysma e veprës, e cila konsiderohet si një nga pikturat më të famshme, u copëtua në shirita kur ishte brenda kornizës në ankand në një mënyrë mjaft të habitshme. Veprës së transformuar i është dhënë një emër i ri, “Dashuria në Bin”, dhe i është dhënë një certifikatë nga Pest Control, organi i legalizimit të Banksy. Sipas The Guardian, blerësja, një koleksioniste europiane dhe një kliente e vjetër e Sotheby’s, konfirmoi se ajo do të vazhdojë me marrëveshjen prej 1.04 milion funtesh. “Kur vepra u copëtua, në fillim isha e tronditur, por gradualisht fillova të kuptoj se do të mbaja një pjesë të historisë time të artit” – tha ajo.

Alex Branczik, kreu i artit bashkëkohor Sotheby në Europë, tha:”Banksy nuk shkatërroi një vepër arti në ankand, ai krijoi një. Pas ndërhyrjes së tij të papritur, ne jemi të kënaqur të konfirmojmë shitjen e veprës së re të titulluar ‘Dashuria në Bin’, vepra e parë e artit në histori që është krijuar gjatë një ankandi “. Piktura me kornizë tregon një vajzë që zgjatet drejt një tullumbaceje në formë zemre, ndërsa versioni i galerisë përmbante bojë me llak dhe akrilik mbi kanavacë, të montuar në një tabelë.

Veprat e tjera të Bansky do të dalin në shitje në ankand dhe është premtuar se këtë herë nuk do të copëtohet apo shkatërrohet asgjë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...