Kumbaro mes botuesve, përgatit qokat e radhës, 500 mijë libra për 300 shkolla

E Enjte, 15 November 2018 18:20

Ministria Kumbaro po përgatit qokën e radhës. Ajo kthehet në vendin “e krimit”, kur botuesit me kohë e akuzojnë për politika të munguara për botuesit e vetë librin.  Edhe nisma e saj “Takohemi për një libër” mori ngjyra humori. Gjithcka për botuesit është fasadë dhe për t’u hedhur hi syve autorëve, edhe pse ajo pretendon se “Kemi katër vjet që e vëmë theksin tek leximi dhe lexuesi dhe më vjen mirë që ligjërimi po artikulohet përherë e më shumë nga botuesi dhe botimi, tek lexuesit dhe leximi. Libri dhe leximi duhen kuptuar si motor lëvizës i zhvillimit social dhe ekonomik, sepse përmes leximit përgatisim qytetarë më të informuar për të drejtat dhe detyrimet e tyre në radhë të parë”, u shpreh ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, gjatë tryezës së diskutimit “Sfidat e Leximit sot” në Panairin e Librit ‘Tirana 2018’.

Ligjërata që mbajti Kumbaro para autorëve dhe botuesve, edhe pse e mbushur me fjalë të bukura e me premtime, nuk ndryshoi asapk konsideratën e tyre për të dhe cdo nismë apo aksion i saj diku tjetër e ka qëllimin.  “Fëmijës i lexohet që në barkun e nënës. Kushti që një fëmijë të bëhet lexues është që prindërit që herët t’i lexojnë libra me zë. Këtë vit, në kuadër të kësaj kemi në projekt dy çerdhe dhe tre kopshte pilot dhe pastaj do shtrihemi në një numër më të gjerë shkollash fillore dhe 9-vjeçare për ta zbatuar këtë nisëm”, tha Kumbaro.

“Ka ardhur koha që fushatës së bashkisë së Tiranës për mbjelljen e pemëve për një fëmijë të porsalindur t’i propozojmë nismën falni 5 libra për beben e porsalindur për të krijuar bibliotekën e librave të djepit. Për fat të mirë në bibliotekat tona janë librat për bebe, të cilat duhen të jenë të parët që duhet t’i blihen një bebi. Sa më shumë t’i ndërgjegjësojmë prindërit për këtë, kemi fituar një lexues për të ardhmen”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Kumbaro gjithashtu shtoi se “këtë vit lëvizja kombëtare ka marrë si model 12 qytete të vogla, pasi fëmijë lexues ka kudo. Për t’i pajisur me libra këta fëmijë ne do t’i bashkohemi një tjetër iniciative me Ministrinë e Arsimit, e cila po përgatitet për një blerje shumë më masive për libra për fëmijë rreth 500 mijë libra për t’i shpërndarë në afërsisht 300 shkolla”.

“Kjo është arsye pse po e forcojmë bashkëpunimin me Ministrinë e Arsimit me qëllim që të rritet numri i shkollave me biblioteka të mirëmbajtura dhe të pasura me tituj të ri.

Synimi që ne kemi në fund të Lëvizjes Kombëtare të Leximit të gjithë kryetarët e bashkive të nënshkruajmë një memorandum me Ministrinë e Kulturës për blerjen e librave me një fond të dedikuar për vitin 2019”, përfundoi ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Problemi do të jetë lista e librave, autorët dhe shëtpitë botuese që do përfshihen. Debate do ketë sepse është një llokmë e madhe dhe janë në lojë miliona para ndaj edhe oreksti  I botuesve do jetë I madh, sikurse edhe sherri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...