Zef Deda: Nuk kemi as art, as kulturë, as kurrgjë! Ministria nuk do t’ia dijë

Hënë, 19 November 2018 16:17

Artistët nuk kanë deri tani vlerësimin e duhur nga institucionet. Aktiviteti artistik i përball me jo pak probleme dhe shpeshherë ata punojnë dhe në kushte që lënë për të dëshiruar. Për aktorin e njohur Zef Deda në art dhe kulturë nuk bëhet asgjë nga institucionet shtetërore.  Zef Deda është një nga emrat e mëdhenj të artit shqiptar,  i cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë. Ka punuar për më shumë se 40-vite në teatrin “Migjeni” të Shkodrës, ndërkohë që vijon angazhimet me shfaqje të ndryshme. Talenti i tij spikat që në moshë të vogël. Me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkëlqyer psiko-fizike ai arrin që të realizojë qindra figura artistike.  

Unë nuk jam kompetent për punën, që bën ministrja. Unë jam kompetent të them, se çfarë ka ndodh me artin skenik shqiptar. Në artin skenik shqiptar ka rënë bomba atomike. E ka sharruar krejt. Nuk kemi as art, as kulturë, as kurrgjë.

Po të përmend të parën Shkodrën. Nuk ka as filarmoni më, as shtëpi kulture si dikur. Shtëpia e  kulturës gjendet në katin e pestë të një ish punishte këpucësh. Jo vetëm në Shkodër, por dhe në qytete të tjera ka probleme shumë. Në artin dhe kulturën e Shqipërisë ka rënë bomba atomike. Edhe ministrat flasin kot gjoja sikur po bëhet diçka, por nuk bëhet asgjë. Ne dikur kemi pasur aktivitete kulturore artistike qoftë në qytete, por dhe në fshatra ishin vatrat e kulturës. Por ku është sot shtëpia e kulturës? Është në katin e pestë të një ish punishte këpucësh. Sot nuk i kemi më qendrat e kulturës si dikur, sepse intelektuali nuk është pyetur, e kanë lënë pas dore sepse janë marrë vetëm pas plantacioneve të tokave duke bërë ndërtime. Ndërtime dhe vetëm ndërtime, mizerabël ndërtime, që nuk i duhen as dreqit. Nuk ndërtohen qytete dhe fshatrat në këtë mënyrë si tek ne, por më mirë dhe bukur. Ndërtohen me një planimetri shtetërore dhe bashkiake. Na çmenden parlamentarët duke u grindur me njeri- tjetrin se kush ka marrë më shumë. Ndërsa për artin dhe kulturën nuk pyet askush. Madje nuk duan t’ia dinë fare. Ne kemi vërtetë një Ministri Kulture që ka fonde shtetërore, dhe çudi e madhe që na paskan rregulluar një muzeum, apo ka botuar disa libra. Por nuk është vetëm kaq. Arti dhe kultura është gjaku dhe shpiti i një populli. Po nuk u zhvillua arti dhe kultura fiket populli, nuk ka mundësi të marrë frymë.

72264_1478141308927_7855944_n.jpg

Sot thonë që artisti është më i pasur, por në fakt është e kundërta. E tmerrshme është, që në Shqipëri artisti është i varfër në kulm, dhe nuk është i zoti të flasë për kurrgjë. Artisti, që shkruan si libretist, si shkrimtar se paguajnë, se aprovojnë, se mendon njeri ti vërë në skenë një gjë të bukur. Ne popullin e kemi shumë artdashës, por kur nuk paguhet kurrgjë, më vjen keq. Artistët japin shpirtin e tyre dhe të gjithë kujtojnë se ne jemi mirë nga ana ekonomike, por të gjithë artistët janë dobët.  Arti nuk është me humbje në botë. Artistët duhet të kenë pagat më të larta dhe të investohet dhe për aktivitetin artistik në skenat e teatrove.

Nëse qeveritarët tanë janë të kujdesshëm për atdheun, për popullin në të gjithë drejtimet, edhe ministritë funksionojnë. Por sot nuk i bie kujt ndërmend. Asnjë ministri nuk do t’ia dijë. As nuk i intereson fare. Shteti nuk do t’ia dijë për artin dhe kulturën.  Ne kemi një vend të bukur, kemi çfarë të duam me natyrën e vendit tonë, por na mungojnë vetëm mend, dëshira dhe patriotizmi."

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...