Soni Malaj rikthehet në Festivalin e RTSH me një performancë shpërthyese

Tuesday, 18 December 2018 19:24

Soni Malaj rikthehet në Festivalin e Këngës në RTSH pas 10 vitesh. Kjo mungesë e ka një arsye.

“Në festivalin e madh nuk mund të marrësh pjesë çdo vit. Për vitet që kam në skenë, më duhet të prezantohem me një material të kuruar, që të më përfaqësojë në këtë stad profesional në të cilin ndodhem.” Në këtë festival, Soni vjen me këngën “Më e fortë” me muzikë të Irkenc Hykës dhe tekst të Big Bastës dhe Petro Xhorit. Duke vlerësuar mesazhin shumë të rëndësishëm, Soni tregon se në qendër të këngës është një femër. “Jo ajo së cilës i është kënduar zakonisht, që qan dhe i lutet të dashurit. Por bëhet fjalë për një femër të pavarur, të pa atashuar me një mashkull, e cila edhe kur lodhet, nuk dorëzihet.” – tregon këngëtarja për emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri”.

E pyetur për performancën e natës së dytë, Soni zbulojln disa detaje. “Si këngëtare dhe performuese, kemi menduar për një performancë shpërthyese që të nxjerrim në pah kuptimin e këngës, ndihmuar edhe nga efektet skenike.”

Në lidhje me mbështetjen e deritanishme, Soni veçon atë të publikut dhe kolegëve. “Ajo që më gëzon është se kam patur si rrallëherë nga kolegët, figurat publike dhe nga vet publiku. Mesazhi është përthithur, shumë femra e kanë gjetur veten dhe kënga ka emocionuar.” 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...