Maqedoni, opozita protestë për ndyshimin e emrit

Diel, 03 June 2018 09:25

Disa mijë përkrahës të opozitës maqedonase protesuan të shtunën në mbrëmje para ndërtesës së qeverisë duke kundërshtuar mundësinë e ndryshimit të emrit të Maqedonisë.

Në protestën e organizuar nga VMRO-DPMNE mbaheshin pankarta ku shkruhej “Maqedonia do të fitojë”.

Kryetari i VMRO-së, Kristijan Mickovski bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare që do të mbaheshin së bashku me ato presidenciale vitin e ardhshëm.

Ai tha se kryeministri Zoran Zaev “po i bën një dëm të papërmirësueshëm vendit, ndërsa VMRO-DPMNE është kundër çdo ndryshimi të kushtetutës që synon ndryshimin e emrit tonë”.

“Historia, - vazhdoi Mickovski, - do të gjykojë se kush ka të drejtë“.

Ai bëri dhe premtime për një TVSH më të ulët, ulje të taksave për kompanitë e vendit dhe të huaja e investime në sistemin shëndetësor.

Përmes një video-lidhjeje protestuesve iu drejtua edhe kryeministri hungarez Viktor Orban, duke shprehur mbështetje për VMRO-DPMNE-në dhe simpatizuesit e saj.

Para se të fillonte tubimi, kryeministri Zaev u tha gazetarëve se do t’i dëgjonte me kujdes kërkesat e protestuesve. Ai, ndërkaq pritet të flasë me telefon me kolegun e tij grek Alexis Tsipras për t’u sqaruar në lidhje me marrëveshjen kornizë për çështjen e emrit.

Media në Athinë spekulon se bëhet fjalë për referencën “Republika e Maqedonisë Veriore” si emri i ri i mundshëm për republikën ish-jugosllave, por autoritetet qeveritare në Shkup nuk kanë komentuar në lidhje me këtë.

Greqia ka bërë të ditur se kërkon një përdorim të përgjithshëm, “erga omnes” siç e quan Athina, për emrin e ri të fqinjit të saj verior dhe ndryshime të kushtetutës, po ashtu.

Autoritetet në Shkup kanë rënë dakord me këto kërkesa, por marrëveshjen eventuale do ta nxjerrin në referendum popullor në shtator ose tetor, siç ka paralajmëruar kryeministri maqedonas, Zaev.

Problemi i emrit e ka mbajtur të bllokuar vendin e vogël ballkanik në rrugën e integrimeve euro-atlantike. Nga ana tjetër, të dy palët nuk kanë qenë asnjëherë më afër zgjidhjes së problemit më se dy dekadësh. /Voa/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...