Jovanoviç: Kosova ka ikur, nuk mund ta kthejë Serbia

E mërkurë, 15 August 2018 18:32

“Kosova është pavarësuar nga Serbia dhe këtë gjendje nuk mund ta ndryshojnë as një mijë komunikata politike”, ka porositur Partia Liberal - Demokratike e Serbisë, e drejtuar nga Çedomir Jovanoviq.

“Serbia ka nevojë për një propozim marrëveshje që pakicës serbe në Kosovë i mundësohet të jetojë e lirë, të punojë në paqe dhe të mbrojë interesat, pasurinë dhe punën, si dhe që të bëhet pjesë e shoqërisë multietnike në Kosovë, e cila bashkë me Serbinë duhet të shkojnë në rrugën drejt integrimeve në BE dhe NATO”, PLD.

“Serbisë duhet t’i thuhet e vërteta për Kosovën, e cila është e qartë për të gjithë, por nuk thuhet për nevoja egoiste me qëllim që të sakrifikohet një vend për marrëzi që kanë shkatërruar njëherë Serbinë dhe tani kërcënojnë të shkatërrojë edhe jetën e fëmijëve tanë”, thuhet në komunikatën për opinion, transmeton televizioni publik.

Kjo parti ka paralajmëruar se nga shtatori do të ofrojë një veprim tjetër politik, duke formuar një koalicion për paqe me porosi dhe deklarime të qarta për zgjidhjen e problemit të Kosovës, referendumin në Maqedoni dhe stabilitetin në Bosnjë e Hercegovinë.

“Serbët duhet të mposhtin nacionalizmin ekstrem, i cili muajve të fundit po kërcënon të gjithë ata që duan zgjidhjen e çështjes së Kosovës pa mite, përralla e ëndrra, që nuk kanë të bëjnë me realitetin, por vetëm me ambicie të sëmura, që Serbia të izolohet sipas dëshirës së Moskës, e cila është streha e fundit e politikës së gabuar” thuhet në deklaratën për opinion të lëshuar nga Partia Liberale – Demokratike e Serbisë, drejtuar nga politikani Çedomir Jovanoviç.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...