Ambasadori i SHBA në Beograd: Qeveria e Kosovës nuk është e ashtuquajtur, por është Qeveri e Kosovës

Hënë, 15 October 2018 18:07

Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Kyle Scott, ka deklaruar sot se qeveria e Kosovës nuk është e ashtuquajtur, por Qeveri e Kosovës, dhe është shtet i pavarur dhe sovran, me përfaqësuesit e saj të zgjedhur.

Scott ka folur kështu në Qeverinë e Serbisë në pyetjen e gazetarëve se sa ka shpresë për paqe kur vazhdimisht i bëhet presion Serbisë për bisedime me “të ashtuquajturën qeveri të Kosovës ku gjysma e udhëheqësve janë njerëz me dosje penale apo janë në procese gjyqësore”, raporton portali serb “Telegraf”.

“Nuk është e ashtuquajtura qeveri e Kosovës por Qeveri e Kosovës, ne e konsiderojmë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Ata janë përfaqësues të zgjedhur të Kosovës dhe me ta kemi kontakte, sikurse edhe me të gjithë përfaqësuesit e ndonjë shteti në rajon”, ka thënë diplomati amerikan, transmeton Koha.net.

Scott ka thënë se stabiliteti i rajonit mund të jetë më i mirë, por ka progres, ndërsa shtoi se një nga elementët kyçë është zhvillimi ekonomik.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Politikë

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideroi si një skemë të ngjashme me atë të inceneratorëve, atë të krijuar nga drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë ‘5D’. Për emisionin “Task Force”...