Ministri kosovar i Shëndetësisë, Ismaili për DW: Ndihmë nga Gjermania për sigurimin shëndetësor

E mërkurë, 07 November 2018 10:18

Ministri kosovar i Shëndetësisë, Uran Ismaili, u takua të martën pasdite në Berlin me homologun gjerman, Jens Spahn, si dhe me deputetë të Komisonit të shëndetësisë në Bundestag.

Ministri kosovar i Shëndetësisë, Uran Ismaili, u takua të martën pasdite në Berlin me homologun gjerman, Jens Spahn, si dhe me deputetë të Komisonit të shëndetësisë në Bundestag. Gjatë këtyre takimeve, Ismaili ka kërkuar ndihmë për ngritjen e sistemit të sigurimeve shëndetësore në Kosovë.

DW: Zoti Ismaili, cili ishte qëllimi i vizitës suaj në Gjermani?

Uran Ismaili: Gjermania si një shtet mik, i cili e ka ndihmuar Kosovën në shumë etapa të saj historike, është një shtet me strukturë shëndetësore shume të fuqishme dhe ne e shohim si një partner që do ta ndihmojë Kosovën në formimin e sektorit të shëndetësisë. Kjo ishte dhe asyeja përse u takuam me zotin Spahn, nga i cili kërkuam që të ketë ndihmë për sektorin e shëndetësisë.

Gjermania synon të rekrutojë fuqi punëtore për sektorin e shëndetësisë nga vendet e Ballkanit, ndërmjet tyre dhe nga Kosova. A e rrezikon një emigrim i tillë sektorin e shëndetësisë në Kosovë?

Ne si Kosovë realisht jemi duke punuar shumë që kushtet e punëtorëve shëndetësorë t'ua rregullojmë në Kosovë, në mënyrë që ata të jenë pranë pacientëve të Kosovës. Shumë profesionistë shëndetësore më të cilët kam diskutuar, e shohin si mundësi të parë Kosovën dhe si të dytën Gjermaninë. Kjo na jep kurajë që të punojmë për sistemin shëndetësor të Kosovës në mënyrë që të paktën të kemi një forcë të kualifikuar të nevojshme për qytetarët e Kosovës. Pra, porsa të përfundojmë nevojat tona, jemi të hapur të bashkëpunojmë me shtetin gjerman.

Kosova ndodhet në prag të liberalizimit të vizave. Sa mund të garantojë qeveria juaj se pas heqjes së vizave turistike nuk do të ketë një valë të re emigracioni nga Kosova?

Tani kemi dhe studimet që janë bërë nga vetë institucionet gjermane. Numri i azilkërkuesve nga Kosova është tejet i ulët dhe nuk ka asnjë arsye të konsiderohet se qytetarët e Republikës së Kosovës do të kërkojnë azil nga liberalizimi. Kjo është më shumë një përvojë historike dhe nuk i takon kohës së sotme. Kosova duhet ta ketë liberalizimin e vet. Në jemi një popullatë shumë e re, mosha mesatare është 29 vjeç. Çdo lloj vonesë është vonesë në zhvillimin e Kosovës.

Kosova ende nuk e ka ndërtuar sistemin e sigurimeve shëndetësore. Kur do të ndodhë kjo?

Është një sfidë mjaft e madhe për çdo ministër që vjen në një sistem shëndetësie ku nuk ka sigurime shëndetësore. Kjo ishte edhe arësyeja se përse kam ardhur në Gjermani, që të kërkoj ndihmë për këtë. Ka shumë institucione të tilla në Gjermani, që mund t'i marrim si model. Ne do të mundohemi që deri në fund të vitit të ardhshëm të krijojmë mundësinë që qytetarët tanë të kenë sigurimet shëndetësore, të mos paguajnë më nga xhepi sikurse janë duke paguar sot nga se i krijon vështirësi të mëdha financiare, ndaj është e nevojshme që ne me hapa shumë të shpejtë ta krijojmë edhe këtë politikë të re, për të cilën unë jam shumë i dedikuar dhe besoj që deri në fund të vitit të ardhshëm do të bëjmë që qytetarët tane të kenë sigurime shëndetësore.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...