Filloi zbatimi i vendimit për produktet nga Serbia dhe Kosova

E mërkurë, 07 November 2018 13:23

Ka filluar nga doganat zbatimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës prej 10% për produktet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Ndërkohë, ish ministri i Tregtisë, Bajram Hasani, ka shprehur skepticizëm se qeveria do t’i bëjë ballë presionit të BE-së për anulimin e vendimit. Sipas tij, me taksën e shtuar shkelet marrëveshja e Cefta-së, prandaj ai kërkon rinegociim të marrëveshjes.

Dogana e Kosovës kanë filluar me zbatimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës për taksimin shtesë prej 10% të produkteve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, ka konfirmuar për Radio Kosovën, zëdhënësi Adriatik Stavileci.

“Që nga dje faktikisht kemi filluar me implementimin e vendimit. Duhet të ceket se nga Serbia si dhe nga Bosnja ka një import mjaft të madh, nga Serbia importi vjetor është rreth 400 milionë euro ndërsa nga BeH është rreth 50 milionë euro import të produkteve të Bosnjës”, ka thënë Stavileci.

E ministri i shkarkuar para dy muajsh i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, thotë se vendimi i tanishëm dallon prej vendimit të marrë në kohën  e tij për mbrojtjen e produkteve bujqësore në masën 30%.

“Sepse ky vendim me të vërtetë shkel edhe MSA-në edhe Cefta-në. Sepse nuk mund t’i vendoset  një taksë e gjithëmbarshme pa bërë një analizë. D.m.th MSA dhe Cefta lejojnë masa, duke i zbatuar dy ligjet në fuqi, ligjin anti-dumping dhe ligji për masa mbrojtëse dhe subvencionim. Këta nuk janë bazuar në asnjërin ligj”, tha Hasani.

Shkaku i kësaj, sipas ish ministrit Hasani, qeveria nuk do të mund të përballojë presionin e Bashkimit Europian për anulimin e kësaj takse.

“Unë jam i bindur që Qeveria e Kosovës nuk mund t’i përballojë presionit të BE-së. BE-ja na është përzier edhe në konkurset e ndryshme, ndoshta për vendosjen e një kryeshefi të Agjencisë, e jo se për një masë të tillë” , thotë Hasani.

Në rast se Qeveria e Kosovës nga detyrimi duhet ta largojë taksën, Hasani thotë se krijohet rasti ideal të kushtëzohen vendet e CEFTA-së të ri-nënshkruhet marrëveshja, sepse aty figuron UNMIK-u. Po ashtu ai thotë se taksa prej 10% nuk u ndihmon prodhuesve kosovarë, por ajo duhet të jetë 30% për produkte të caktuara.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...