Haradinaj: Një regjiment i ushtrisë do të vendoset në pjesën veriore të Kosovës

E mërkurë, 07 November 2018 19:32

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për formimin e Ushtrisë së Kosovës, duke thënë se brenda këtij muaji edhe do të behët formimi i saj. Ai ka treguar edhe disa detaje se si do te duket ushtria e Kosovës.
“Ushtria e Kosovës do të duket si ushtri. Ajo do të jetë e tillë si çdo ushtri e botës. Ushtria jonë do t'i këtë tri regjimente; do të thotë janë tri regjimente tokësore, dmth ushtri këmbësore. Njëra do të vendoset në Gjilan, njëra në pjesën jugore dhe njëra do të vendoset kah veriu. I veriut është i treti në radhë. Ushtria jonë do të ketë komandën e gardës. Disa do të jenë aktiv e disa rezervë”, ka teguar Haradinaj në Klan Kosova.

Ai ka thënë ushtria e Kosovës nuk do të ketë asnjë mungesë.

“ Ne nuk do të kemi nëndetëse apo diçka të tillë, sepse s’kemi deti. Mirëpo, gjerat e tjera që i prekësin një ushtrie do t’i ketë”, ka thënë Haradinaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Politikë

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideroi si një skemë të ngjashme me atë të inceneratorëve, atë të krijuar nga drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë ‘5D’. Për emisionin “Task Force”...