Haradinaj: Do të ishte mirë të ndodhte liberalizimi i vizave këtë vit

Premte, 09 November 2018 11:46

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se do të ishte lajm i mirë që edhe Kosova të marrë liberalizimin e vizave para festave të fundvitit.

Haradinaj duke marrë pjesë në promovimin e programit nacional për rininë tha se rinia e Kosovës nuk është më pak e zonja sesa rinia e vendeve tjera dhe se Qeveria, sipas tij, do t’i japë përkrahje.

“Qeveria i ka marrë përgjegjësitë e veta e kemi rritur 12 përqind buxhetin për arsim, njëkohësisht i kemi trajtuar me prioritet çështjet e arsimit. Ne i gëzohemi kësaj pune që po bëhet, vërtet na ka mobilizuar dhe do t’i japim çdo përkrahje në këtë proces. Ju siguroj që nuk jemi më pak të zot se rinia e vendeve tjera, rinia jonë duhet vetëm të ketë një nxitje. Është tepër me rëndësi që shtetet e BE-së ta vendosin në agjendë. Do të ishte një lajm i mirë që edhe Kosova të marrë liberalizimin e vizave para festave të fundvitit”, tha Haradinaj.

Ndërsa kryetari i Kuvendit Kadri Veseli tha se rinia e Kosovës është më e izoluara në Ballkan pasi që nuk ka liberalizim. Veseli ka përsëritur se nëse BE-ja nuk vendos në favor të këtij procesi është racizëm, transmeton KSP.

“Rinia jonë aktualisht është duke u përballur me sfida që janë të fushave të ndryshme. Në të njëjtën kohë ballafaqohet me atë se është rinia më e izoluar në Ballkan. Po presim si do të vendoset për këtë rini, nëse nuk ka liberalizim është racizëm, presim të shohim a do t’i japë mundësi që kjo rini ta shohë botën si çdo rini tjetër, pasi që është rini evropiane. Ne duhet të bëjmë më shumë për përgatitjen e tyre për tregun e punës”, tha Veseli.

Koordinatori nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, ka thënë se me këtë program është formësuar ideja e pjesës praktike të sistemit të nxënies, që u garanton pjesëmarrje të gjithë nxënësve në tri fusha, si në dituri, në kreativitet kulturor dhe mëndim kritik dhe në sport.

Ai tha se ky projekt nuk do të ishte i plotë po të mos ishte edhe pjesëmarrja e të gjitha komuniteteve.

“Nxënësit me këtë projekt do ta kenë hapësirën e vet për ta marrë nxënien në mënyrë normale dhe për të pasur mundësinë e një gare me bashkëmoshatarët. Pos dy dokumenteve bazë programin nacional për rininë dhe programi ndërshtetëror për rini, është edhe mundësia e bashkëpunimit”, tha ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...