Verën tjetër, telefonata pa roaming midis Kosovës dhe Shqipërisë

Premte, 09 November 2018 12:24

Kryetari i Bordit të Komunikimeve Elektronike në Kosovë,  Kreshnik Gashi, ka bërë të ditur  se qytetarët në sezonin e ardhshëm veror mund të flasin pa roaming nëse nënshkruhet marrëveshja më 28 nëntor ndërmjet Qeverisë së Kosovë dhe asaj të Shqipërisë.

“Largimi i roamingut ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës është shumë i rëndësishëm dhe ARKEP është i gatshëm që ta zbatojë sa më shpejtë që të jetë i mundur. Çështja e marrëveshjes ndërshtetërore i takon Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, është themeluar një grup punues dhe ne në pjesën e Kosovës e kemi kryer një pjesë të madhe.

Kjo çështje do të diskutohet takimin e ardhshëm të dy qeverive që do të mbahet me 28 nëntor në Pejë dhe shpresojmë që aty të arrihet nënshkrimi i marrëveshjes finale në mënyrë që të fillohet me zbatimin i tërheqjes së roamingut ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë”, tha Gashi në një intervistë për Telegrafin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...