May: Bisedimet për Brexit janë në "fund të lojës"

Tuesday, 13 November 2018 10:15

Negociatat për largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, apo Brexit-in, janë tani në "fund të lojës", tha kryeministrja britanike, Theresa May.

Sipas saj, bisedimet janë "jashtëzakonisht të vështira", porse palët po punojnë për të bërë përparim.

Pika më e vështirë e negociatave midis Britanisë dhe BE-së thuhet të jetë kufiri irlandez.

 

Të dyja palët po bëjnë përpjekje të arrijnë një marrëveshje për të shmangur kufirin e rreptë – do të thotë, çdo infrastrukturë fizike si kamera apo roje – midis Irlandës Veriore, e cila është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, dhe Republikës Irlandeze, anëtare të BE-së, por ato nuk mund të pajtohen për mënyrën.

May do t'i drejtohet sot kabinetit të saj.

Britania duhet të dalë nga BE-ja në mars të vitit të ardhshëm.

Fondi Monetar Ndërkombëtar e ka paralajmëruar për rënie të ekonomisë, nëse del nga BE-ja pa marrëveshje mbi kushtet e divorcit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...