Sot 9 vjet më parë, Kosova votoi për herë të parë si shtet i pavarur

E Enjte, 15 November 2018 09:15

Më 15 nëntor të vitit 2009, qytetarët e Kosovës u janë drejtuar kutive të votimit për të marrë pjesë në zgjedhjet e para pas shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008.

Zgjedhjet e 15 nëntorit janë vlerësuar përgjithësisht si të lira dhe të drejta me një numër të konsiderueshëm të parregullsive, rikujton KP.

Por shefi i Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve në atë kohë në Kosovë, Darko Aleksov, gjatë prezantimit të raportit paraprak të vëzhguesve pati thënë se ishin vërejtur edhe një numër parregullsish.

“Prania e gjerë e votimit familjar që është vrojtuar, jo vetëm që është kundër ligjit, por paraqet një shkelje serioze të parimit të rëndësishëm të fshehtësisë së votimit”, pati deklaruar Aleksov.

këto zgjedhje, Partia Demokratike e Kosovës pati fituar në dhjetë komuna, Lidhja Demokratike e Kosovës në pesë, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në tri komuna.

Zyrtarisht zgjedhjet e para të lira në Kosovë janë ato të 28 tetorit 2000, vetëm një vit pas luftës. Por, ndonëse në kushtet e represionit serb, shqiptarët e Kosovës votuan për herë të parë për të zgjedhurit e tyre në vitin 1992.

Edhe në mungesë të lirisë dhe një organi ligjvënës, Kosova zgjodhi në ato vite të vështira deputetet e vetë dhe atë që u njoh si “Qeveria në ekzil”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...