SHBA në Këshillin e Sigurimit i jep mbështetje të madhe Kosovës

E Enjte, 15 November 2018 14:44

Ambasadori i SHBA-së në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Jonathan Cohen, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në New York, ka përshëndetur liderët e Kosovës dhe të Serbisë për shfaqjen e përkushtimit për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Në fjalën e tij para të pranishmëve në KS të OKB-së, Cohen përsëriti kërkesën e SHBA-së për t’i dhënë fund misionit të UNMIK-ut në Kosovë dhe foli edhe për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës, duke thënë se SHBA-ja “mbështet tranzicionin gradual dhe transparent të FSK-së në një ushtri multietnike e ndërveprueshme nga NATO-ja me mandat të kufizuar për mbrojtje të territorit”.

“Është e drejtë sovrane e Kosovës që të krijojë dhe mbajë një forcë të armatosur. Kjo forcë, siç është planifikuar, do të kontribuojë në sigurinë rajonale dhe globale. Ne i inkurajojmë të gjitha palët që të shmangin dezinformatat dhe retorikën provokuese në lidhje me këtë tranzicion legjitim, gradual dhe shumë-vjeçar", citon Koha.net.

“Ne mbështesim fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në të gjitha organizatat relevante ndërkombëtare, përfshirë edhe Kombet e Bashkuara. Ne në veçanti nxisim të gjithë anëtarët e INTERPOL-it që të mbështesin anëtarësimin e Kosovës në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it më 20 nëntor. Kosova i plotëson të gjitha kriteret për anëtarësim në INTERPOL. Anëtarësia në OKB nuk është kërkesë për anëtarësim në INTERPOL”, u shpreh Cohen, duke shtuar se anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL ka të bëjë krejtësisht me rritjen e aftësisë kolektive të bashkësisë ndërkombëtare të zbatimit të ligjit për të luftuar terrorizmin, ekstremizmin e dhunshëm, trafikimin, krimin kibernetik dhe aktivitete të tjera kriminale ndërkombëtare në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë.

“Kjo nuk është as pengesë për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, as nuk është në interesin e bashkësisë ndërkombëtare ta shtyjë atë derisa Serbia dhe Kosova të arrijnë një marrëveshje," thai Ambasadori i SHBA-së në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Jonathan Cohen.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...