Arratisja e Gruevskit përmes Shqipërisë, reagon Ministria e Brendshme e Malit të Zi

Premte, 16 November 2018 09:42

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me kalimin e “fshehtë” të ish-kryeministrit Nikola Gruevski nga Maqedonia drejt Shqipërisë, e më tutje drejt Malit të Zi.

Pas reagimit të palës shqiptare edhe Ministria e Brendshme e Malit të Zi ka bërë një deklaratë zyrtare, duke u shprehur se Gruevski ka hyrë në territorin e Malit të Zi më 11 nëntor, ditë kur ish-kryeministri ka kaluar pikërisht përmes pikës kufitare shqiptare në Hanin e Hotit drejt shtetit fqinj. Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme të Malit të Zi, ish-kryeministri i Maqedonisë është larguar nga territori i vendit po atë ditë.

“Për shkak të interesimit të mediave për ish-kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski, dhe në interes të informimit të saktë, kumtojmë se Gruevski ka hyrë në Mal të Zi më 11 nëntor. Ai të njëjtën ditë e ka lëshuar vendin ndërsa policia jonë në këtë rast i ka respektuar të gjitha procedurat ligjore”.-thuhet në njoftimin e Ministrisë së Malit të Zi.

Kujtojmë se ditën e djeshme autoritetet shqiptare pranuan se Gruevksi kishte kaluar nga Hani i Hotit përmes një makine me targa diplomatike të ambasadës së Hungarisë në Tiranë. Sipas autoriteteve e gjithë procedura ka qenë ligjore pasi më 11 nëntor Gruevski nuk ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Njoftimi i djeshëm i autoriteteve shqiptare:

Departamenti i Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit duke iu përgjigjur interesimit të medias në lidhje me hyrjen dhe daljen nga territori i Republikës së Shqipërisë të shtetasit Nikola Gruevski, ju informon se:Shtetasi Nikola Gruevski më datë 11.11.2018, rreth orës ora 19:11, ka dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Hanit të Hotit në drejtim të Malit të Zi, si pasagjer në automjetin me targë CD1013A, në pronësi të Ambasadës Hungareze në Tiranë. Në datën 11.11.2018 për shtetasin Nikola Gruevski nuk ka patur asnjë njoftim në kufi apo shpallje si person në kërkim. Interpol Shkupi në datë 13.11.2018, rreth orës 19.35 i ka dërguar Interpol Tiranës njoftimin për shpallje në kërkim ndërkombëtar për këtë shtetas.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...