Tv maqedonase: Gruevski është akoma në Shqipëri, ja ku fshihet

Premte, 16 November 2018 10:16

Vazhdon misteri i vendodhjes së ish-kryeministrit të Maqedonisë Nikola Gruevski.

Ndërkohë që autoritetet shqiptare konfirmuan se ai ka dalë nga territori shqiptar mesditën e datës 11 nëntor, një ndër televizionet më të mëdha në Maqedoni pretendon të kundërtën.

24 News TV e Shkupit në emisionin e mëngjesit, duke iu referuar burimeve sipas tyre shumë të sigurta nga Shqipëria, Gruevski ndodhet ende në territorin shqiptar dhe fshihet në zonën Vlorë-Sarandë.

Televizioni maqedonas pretendon se Gruevski planifikon të niset sonte me një skaf për në Turqi, ku sipas tyre ka marrë garanci se do t’i ofrohet azil.

Ndërkohë ministria e Punëve të Brendshme e Malit të Zi përmes një deklarate për shtyp vërtetoi se Gruevski më 11 nëntor ka hyrë në Mal të Zi dhe të njëjtën ditë është larguar nga vendi.

Policia malazeze nuk ka dhënë detaje se nga cili vendkalim kufitarë ka hyrë ish-kryeministri i Maqedonisë.

Modifikuar më Premte, 16 November 2018 10:29
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...