Arratisja e Gruevskit, befason Zaev: Ai mund të jetë…

Premte, 16 November 2018 13:23

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, në një konferencë për shtyp tha se autoritet duhet të hetojnë nëse Gruevski e ka lëshuar vendin vullnetarisht apo është rrëmbyer.

Zaev: “Ne do të bëjmë gjithçka që Nikolla Gruevski vuaj dënimin këtu në Maqedoni. Dhe publikisht po parashtroj pyetjen, duke ditur këtë, si kanë ndodhur gjëra, a e ka lëshuar vullnetarisht zoti Gruevski Maqedoninë, para se Gjykata ta ketë lëshuar urdhërin për arrestimin e tij apo edhe mund të jetë rrëmbyer, pres përgjigje edhe nga Gruevski dhe nga Hungaria”.

Ndërkaq mediat e Malit të Zi, nëpërmjet burimeve të tyre kanë zbardhur një pjesë të itinerarit të Gruevskit teksa ka kaluar vendin e tyre ditën e diel.

Sipas tyre, ai ka mbërritur në Mal të Zi me11 nëntor në orën 19:19 në vendkalimin kufitar Bozaj dhe ka përdorur kartën e tij të identitetit.

Gruevski ka qenë në veturë “Volksvagen” me targa CD1023. Thuhet se ai ishte në shoqëri të Kulsar Antal dhe Varsalvai Shaba, të cilët kanë pasaporta diplomatike të Hungarisë.

Mediat e Malit të Zi njoftojnë se Gruevski në territorin e Serbisë hyri në të njëtën ditë në orë 22:16, nga vendkalimi kufitar Dobrakovo me makinë me targa 55A05 në të cilën ndodheshin edhe Cezar Josef Zoltan dhe Feledaz Saba, po ashtu, të dy me pasaporta diplomatike hungareze.

Sipas faqes zyrtare të Ambasadës Hungareze në Podgoricë, Zoltan del të jetë zëvendës ambasador i Hungarisë në Mal të Zi, kurse Saba konsull.

Përveç Ambasadës në Podgoricë, Hungaria ka një konsullatë në Herceg Novi në Mal të Zi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...