Kosova shpall formimin e ushtrisë më 28 nëntor, Serbia paralajmëron me skenar ...

Saturday, 17 November 2018 17:07

Ministri serb i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviç, ka thënë se ekziston mundësia që administrata shtetërore në Prishtinë më 28 nëntor, kur shënohet Dita e Flamurit, të shpall formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Duke komentuar lidhur me këtë mundësi, ministri serb ka thënë në televizionin shtetëror serb RTS, se një akt i tillë do të ishte në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare, dhe se pret të reagojnë në NATO dhe BE, si garantues të marrëveshjeve.

Prishtina po punon që ajo datë të jetë momenti i shpalljes së Ushtrisë edhe nëse kjo është në kundërshtim me kushtetutën dhe rregulloret e nxjerra dhe miratuara nga Prishtina marrëveshjet ndërkombëtare, Rezolutën 1244 (Këshilli i Sigurimit të OKB-së) dhe garancitë e NATO-s”,

“Nuk ka as mbështetje nga serbët për këtë”, tha Stefanoviç, duke shtuar se vetëm mundësia të ndodh një vendim i tillë shkakton shqetësim të madh të serbëve në Kosovë.

“Ministria jonë e Mbrojtjes dhe ajo e Punëve të Brendshme dhe të gjitha shërbimet kanë analizuar të gjitha njohuritë që kemi në lidhje me këtë dhe kemi përgatitur disa skenarë të mundshëm që do të mund të ndodhin dhe natyrisht përgjigjen e Serbisë, por mbi të gjitha ne duam të diskutojmë seriozisht me partnerët të cilët ishin garantues – NATO dhe BE, se një gjë e tillë të mos mund të ndodhë”, tha Stefanoviç.

Ai vlerëson se kjo është një çështje serioze dhe pret një përgjigje.

Ai gjithashtu tha se në takimin e djeshëm të Byrosë për Koordinim të Shërbimeve të Sigurisë shërbimet serbe kanë marrë detyra të caktuara, duke marrë parasysh paralajmërimin e formimit Ushtrisë së Kosovës dhe në vigjilje të Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit, në agjendën e së cilës do të jetë aplikimi i Kosovës për pranim, gjë të cilën e kundërshton Serbia.

/Telegrafi/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...