Studentja ishte gjallë kur u hodh në det, të arrestuar një grek dhe një shqiptar

E mërkurë, 05 December 2018 10:14

"Vajza ishte gjallë kur është hedhur në det" kështu është shprehur mjeku ligjor i cili ka bërë autopsinë e studentes greke, Eleni Tofaloudi 21 vjeçe e cila u gjet e vdekur në shkëmbinjtë e bregdetit.

Për vrasjen e saj janë arrestuar një shqiptar dhe një grek.

"Përveç goditjes në kokë autopsia ka zbuluar se vajza është keqrajtuar brutalisht dhe ajo që është më tragjikja është se vajza ishte gjallë kur e hodhën në det. Nëse ata do ta çonin në spital, ajo do të jetonte sot " ka thënë eksperti mjeko ligjor për një prononcim në Star TV, shkruajnë mediat greke.

Sot do të zhvillohet ceremonia mortore ndërsa autorët do të dalin para gjykatës.

Ndaj tyre është ngritur akuza e vrasjes dhe e përdhunimit. 

Ngjarja ndodhi në 28 nëntor.

Mësohet se ata e kishin marrë studenten në shtëpi, duke i kërkuar asaj akte seksuale, të cilat vajza i kishte refuzuar.

Hetimet zbuluan gjurmët e ADN-së të studentëve si në makinë, ashtu edhe në shtëpinë e njërit prej dy autorëve.

Shqiptari Alexander Luthey ka rrëfyer krimin ndërsa 21 vjeçari grek nuk ka pranuar. 

Modifikuar më E mërkurë, 05 December 2018 11:41
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...