Haradinaj, Serbisë: Ushtrinë nuk e kemi për veri, por për Irak e Afganistan

E mërkurë, 05 December 2018 13:35

Kryeministri Ramush Haradinaj u është kundërpërgjigjur kërcënimeve nga Serbia rreth formimit të ushtrisë të Kosovës.I pyetur në lidhje me kërcënimet që po vijnë nga ana e Serbisë, për luftë, ai u shpreh i bindur se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

“Ushtrinë nuk e kemi për veri, është rrenë e kulluar. Ushtrinë e kemi për Afganistan dhe Irak për t’iu ndihmuar shteteve”, tha Haradinaj.

Kreu i qeverisë së vendit tonë ka diskutuar në lidhje me rezolutën e PSD-së dhe qëndrimin e presidentit Hashim Thaçi. Sipas tij, formimi i delegacionit shtetëror në bisedimet me Serbinë është i nevojshëm. Sa i përket liberalizimit të vizave, ai tha se qeveria është fajtore që punët e veta i ka përfunduar, por nuk po mund t’i kryejë edhe të BE-së.

Ndërsa sa i përket taksës kundër mallrave serbe, Haradinaj tha se deri në 175 mallra serbe hyjnë pa asnjë taksë, ndërsa ka përjashtime për dërgesat humanitare.

Këto deklarata ai i bëri në fshatin Plemetin, ku kanë nisur punimet në shtrimin e rrugës “Sitnica”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...