Engel: BE t’i liberalizojë vizat për kosovarët menjëherë

Hënë, 17 December 2018 11:33

Kongresmeni amerikan, Eliot Engel është deklaruar për ushtrinë e Kosovës, taksën ndaj Serbisë dhe liberalizimin e vizave. Kongresmeni amerikan, Eliot Engel vlerësoi se shumë gjëra të mira kanë ndodhur këtë javë në Kosovë, duke përmendur edhe formimin e ushtrisë së Kosovës.

Engel në një deklaratë dhënë për rtv21, e drejtoi gishtin kah Serbia duke thënë se është i zemëruar me të, pasi që ajo nuk po i përmbushë premtimet që i ka bërë dhe po tenton ta bllokojë Kosovën. “Gjithmonë ua dedikojë dashurinë dhe energjinë njerëzve të Kosovës dhe të Shqipërisë. Shumë gjëra të mira kanë ndodhur këtë javë, me theks të veçantë në Kosovë. Pas disa vitesh, ata arritën ta krijojnë ushtrinë e tyre në Kosovë, mendoj se është një hap i rëndësishëm dhe shumë i mirë për të vazhduar përpara. Mendoj që secili shtet duhet ta ketë ushtrinë e vet dhe Kosova nuk është ndryshe nga vendet e tjera”, tha kongresmeni amerikan.

Eliot Engel gjithashtu mbështeti edhe vendimin e Qeverisë së Kosovës për taksën 100% ndaj Serbisë. “Po ashtu këtë javë kishte disa vështirësi, përfshirë taksat me Serbinë. Unë e përkrahi te drejtën e Kosovës për t’i vendosur këto tarifa, të drejtën e kryeministrit për t’i vendosur këto taksa, sepse nuk besoj që Serbia po i përmbush premtimet e saj që i ka bërë. Jam shumë i zemëruar me faktin se sa herë që Kosova po tenton të bëhet pjesë e organizatave ndërkombëtare, Serbia po tenton ta bllokojë. Kjo ndodhi me INTERPOL-in, dhe ndodhi edhe me organizatat tjera”, u shpreh ai. Engel tutje tha se Serbia duhet të dëshmojë njëherë paqen, sepse sipas tij Kosova po e dëshmon kohë pas kohe. Ndërsa sa i përket liberalizimit të vizave, ai u shpreh se tani është koha për BE-në t’ua jap liberalizimin e vizave kosovarëve dhe jo viti 2020. “Është koha për Bashkimin Evropian t’ua jap liberalizimin e vizave kosovarëve, duhet të ndodhë menjëherë, jo vitin e ardhshëm, jo në vitin 2020, duhet tani”, tha Engel.

Miku i shqiptarëve në fund tha se shpreson se së shpejti do të vijë në Kosovë “kur zyrtarisht do ta hapim zyrën e re të Ambasadës Amerikane në Kosovë”.

Modifikuar më Hënë, 17 December 2018 13:04
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...