“Taksa do t’i zhdukë mallrat serbe nga Kosova”

Hënë, 17 December 2018 13:05

Rasim Lajiç ka thënë se shitja e mallrave serbe në Kosovë është praktikisht e ndërprerë. Zëvendëskryeministri serb, Rasim Lajiç, ka thënë se shitja e mallrave serbe në Kosovë është praktikisht e ndërprerë.

Lajiç në një prononcim për “Prva TV” ka thënë se sipas shënimeve nga dogana, nga 21 nëntori kur hyri në fuqi masa e takës 100 për qind, e deri më 11 dhjetor, në territorin e Kosovës kanë mbërritur 30 milionë euro më pak mallra për dallim nga periudha e njëjtë e vitit të kaluar, transmeton lajmi.net.

“Është dëm i madh nëse vazhdohet me këto masa, atëherë praktikisht do të ndërpritet në tërësi tregtia e mallrave serbe”, deklaroi Lajiç.

Ai ka thënë se masa duhet të hiqet në mënyrë që dialogu të kthehet dhe të diskutohet për të gjitha temat.

“Kosova insiston se ne e kemi shkelur marrëveshjen e CEFTA-s, ta shohim se si e kemi shkelur në atë marrëveshje. Masat duhet të hiqen e pastaj mund të hapen për diskutim të gjitha temat ekonomike dhe politike”, u shpreh ai.  

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...