Kush e përkrahu Kosovën e kush Serbinë, në Këshillin e Sigurimit në OKB

Tuesday, 18 December 2018 13:01

Këshilli i Sigurimit në OKB mbajti mbrëmë një mbledhje urgjente për Kosovën. Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë shfaqen mbështetje për transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri të armatosur, gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit në OKB.

Por, shtete të tjera kishin mendime të ndara në qëndrimet e tyre. Ambasadori i Rusisë, Vasilij Nebenzja, ka përsëritur brengën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në lidhje me zhvillimet e fundit në Kosovë dhe dënoi formimin e ushtrisë së Kosovës duke thënë se paraqet shkelje të Rezolutës 1244, raportojnë mediat serbe, transmeton Lajmi.net.

Përfaqësuesi i Kinës ka thënë se Kina respekton sovranitetin territorial dhe integritetin e Serbisë dhe përshëndet përpjekjet e Beogradit për të gjetur një zgjidhje politike me Prishtinën.

Në të njëjtën mbledhje, ambasadorët e Holandës dhe Francës kanë përsëritur se mbështesin pavarësinë e Kosovës. Përfaqësuesi i Francës megjithatë shtoi se formimi i ushtrisë së Kosovës u bë në një moment jo të mirë marrë parasysh dialogun me Beogradin.

Po ashtu, ai bëri thirrje që Prishtina ta heqë taksën ndaj mallrave serbe. Të njëjtin qëndrim e ndau edhe përfaqësuesi i Holandës i cili theksoi se vendimi për formimin e ushtrisë së Kosovës vjen në një moment të papërshtatshëm andaj të dyja palët duhet të shfaqen të përmbajtura dhe t’i shmangen ekceseve të mundshme.

Përfaqësuesi i Perusë ka thënë se mbështet procesin e normalizimit të raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës, për stabilitetin në Ballkan. Peruja beson se formimi i ushtrisë së Kosovës nuk është në përputhje me Rezolutën 1244 dhe marrëveshjen e Brukselit.

Përfaqësuesi i Etiopisë ka thënë se qëndrimi i tyre është i pandryshueshëm: “Fuqishëm e mbështesin integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë duke kërkuar zgjidhje të qetë të gjitha temave në përputhje me dokumentet ekzistuese”. Kazakistani u paraqit i brengosur për formimin e ushtrisë së Kosovës, theksoi përfaqësuesi i tyre në Këshillin e Sigurimit në OKB. “Masat e njëanshme e cenojnë paqen”, theksoi ambasadori i Kazakistanit.

Përfaqësuesi i Guinesë Ekuatoriale u shpreh në favor të vazhdimit të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës dhe mbështeti Rezolutën 1244. Përfaqësuesi i Bolivisë ka bërë thirrje për respektimin e Rezolutës 1244 dhe integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë. Përfaqësuesi i Bregut të Fildishtë ka thënë se formimi i ushtrisë së Kosovës paraqet kundërshtim me Rezolutën 1244 dhe u bëri thirrje të dyja palëve të përmbahen nga veprimet e ngutshme në mënyrë që mos ta kërcënojnë stabilitetin në rajon.

Përfaqësuesi i Polonisë, shtet që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ka theksuar se transformimi i Forcave të Sigurisë në ushtri është çështje e Kosovës dhe se forcat e ardhshme të armatosura duhet të formohen në përputhje me Kushtetutën dhe me procesin e tanishëm.

Përfaqësuesi i Kuvajtit, shtet që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, beson se vendimet nga Parlamenti i Kosovës paraqesin të drejtë dhe se Kosova mund ta formojë ushtrinë në përputhje me Kushtetutën.

Megjithatë, ai ka pranuar se vendimet mund të paraqesin shqetësime për Serbinë. Kuvajti nuk i sheh vendimet në kundërshtim me Rezolutën 1244. Ai bëri thirrje për dialog që sipas tij është mënyra e vetme e zgjidhjes së problemeve mes Beogradit dhe Prishtinës.  

Modifikuar më Tuesday, 18 December 2018 13:17
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...