Mediat serbe ‘zbulojnë’ detaje nga përplasja e Haradinajt me Mogherinin në Bruksel

E Enjte, 20 December 2018 13:43

Edhe pse kanë kaluar disa ditë nga takimi i Haradinajt me Mogherinin në Bruksel, mediat në Serbi po vazhdojnë të merren me këtë takim të tensionuar. Gazeta serbe Blic, në një artikull kushtuar kësaj ngjarjeje, shkruan se një takim që nisi mjaft mirë, përfundoi në mënyrë të trazuar.

Kjo gazetë duke u thirrur në burimet e veta diplomatike, pretendon se Mogherini ishte e shqetësuar nga insistimi i Haradinajt për të mos e hequr taksën, transmeton Gazeta Insajderi.

“Nga qarqet diplomatike na është thënë se takimi filloi normalisht, por përfundoi në mënyrë të trazuar dhe rezultati nuk kishte të bënte vetëm me anulimin e konferencën, por edhe me një deklaratë të përbashkët që nuk ishte lëshuar. Mogherini ishte e mërzitur sepse Haradinaj gjatë gjithë kohës fajin për taksën e zhvendosi në Serbi. Atmosfera sipas burimeve ishte shumë e keqe. Ata u zemëruan dhe askush nuk donte të hiqte dorë nga qëndrimet e veta”, shkruan kjo gazetë.

Sipas këtij shkrimi, takimi kishte qenë i parashikuar sa do të zgjaste, dhe që delegacionit kosovar kjo nuk i pëlqeu. “Në fillim temat ishin sundimi i ligjit dhe reformat. Megjithatë Mogherini bëri shumë kritika për taksën 100%, duke thënë se është shkelje, e duke bërë thirrje që Prishtina ta tërheqë atë vendim”, thonë burimet e Blicit serb.

Gazeta serbe thotë se kryeministri kosovar i dëgjoi të gjitha, the tha publikisht se nuk e ka ndërmend të tërhiqet. Pas kësaj ai ngriti edhe akuza të ashpra për dështimin që BE-ja t’ia japë liberalizimin e vizave kosovarëve.

“Ai tha se ideja për territoret shkatërroi dialogun dhe pozitën e BE-së. Ai gjithashtu deklaroi që kushdo që e pranon idenë e ndryshimit të kufijve është tradhtar”, citojnë burimet serbe.

Problemet në këtë takim i kishte konfirmuar edhe vetë pala kosovare. Nga qeveria ishte thënë që konferenca ishte anuluar për shkak të dallimeve në qëndrime.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...