Fotografia me ‘shqiponjë’ i kushton karrierën ushtarake kosovares

Premte, 21 December 2018 11:40

Një fotografi e Jetmira Avdilit e cila një kohë shërbeu si oficere në Zvicër, i kushtoi asaj me humbje të karrierës ushtarake.

Ajo dikur ishte ushtare zvicerane e aeroportit por shqiponja dykrerëshe bëri që gjithçka të ndryshonte kur u fotografua në 2013 bashkë me ushtarë të tjerë, njofton Klan Kosova.

“Në atë kohë, qëllimi im ishte që t’i shërbeja Ushtrisë Zvicerane në Kosovë. Por unë u refuzova. Arsyeja e dhënë ishte çështja e shqiponjës dykrerëshe. Unë do të kisha qenë e përsosur!”, thotë ajo.

Por, kosovarja 24 -vjeçare prapë me simbolin e shqiponjës dhe me një uniformë ushtarake të Ushtrisë së Kosovës, më 14 dhjetor uroi kosovarët për këtë hap historik, derisa vepra e saj ka bërë që ajo të pranojë mjaft kritika madje duke e konsideruar tradhtare, njofton Klan Kosova. Në një prononcim të saj për gazetën zvicerane Blick, Avdili ka sqaruar se uniforma e saj me të cilën gjendet në fotografi, është një kombinim i dizajnuar nga vet ajo por nuk do të thotë se ka tradhtuar Zvicrën.

”Ushtria e Kosovës është për të gjithë. Kam kombinuar uniformën ushtarake amerikane duke i vendosur edhe emblemën e FSK-së, ndërsa shqiponjën e bëra për shkak të origjinës”, shprehet ajo. ”Tradhtia do të ishte nëse bashkohesha me të vërtetë në ushtrinë e Kosovës. Unë kurrë nuk do ta bëja këtë! Në fund të fundit, unë shërbeva në ushtrinë zvicerane dhe erdha në këtë botë këtu, linda në Zvicër!”, thekson ajo. Më tej ajo ka potencuar se ndihet zvicerane dhe kurrë nuk do të luftonte për ndonjë shtet tjetër.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...