Kosova synon njohjen nga ana e Serbisë

Saturday, 22 December 2018 21:01

Qeveria po synon ta çojë përpara idenë e njohjes nga Serbia me marrëveshje finale. Pos kësaj teme, ekzekutivi ka paraparë marrëveshje edhe në tregti, zbardhjen e krimeve të luftës. Për këtë dokument kanë pasur vërejtje opozita dhe analistë. Ndërkohë, deputetët diskutojnë të mërkurën në Parlament për këtë ide.

Ramush Haradinaj ka propozuar njohjen e Kosovës nga Serbia në një draft marrëveshje, të cilën ua ka dërguar partive politike dhe ambasadave kryesore në Prishtinë.

Bazuar në këtë draft që posedon T7, shtyhet përpara edhe njohja e Kosovës nga Serbia dhe normalizimi i raporteve në shumë fusha ndërshtetërore.

Palët pajtohen që secili shtet është sovran dhe i ligjshëm, thuhet në dokument.

Po ashtu, Kosova pret që të arrijë marrëveshje me Serbinë edhe mbi formimin e strukturave që do të ndihmonin në zbardhjen e rastit të personave të zhdukur, viktimave të dhunës seksuale dhe krimeve të luftës së viteve 1998-99.

Qeveria ka për synim që të negociojë edhe për të drejtat e serbëve në Kosovë. Çështje për të cilën kishte reaguar edhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serëer

Nuk ka asnjë arsye pse Kosova nuk duhet të ketë kërkesa për zonat e banuara me shqiptarë në Serbinë jugore, pavarësisht çfarëdo marrëveshjeje që u ofrohet serbëve në Kosovë” kishte shkruar ai.

Edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti thotë që mungon reciprociteti. “Nëse do e lexoja dokumentin pa e ditur kush e ka dërguar do të kisha menduar që e ka shkruar një shtet që nuk e njeh shtetësinë e Kosovës e jo vet qeveria e saj” kishte shkruar ai.

Në këtë dokument është e paraqitur edhe mundësia e eliminimit të taksës 100%. “Të eliminohen procedurat prej ku qeveritë diskriminojnë në favor të kompanive vendore” thuhet në dokument.

Qeveria ka shprehur qëndrimet e saj edhe për marrëveshje në edukim, borxhet e jashtme, implementimin e marrëveshjeve etj.

Mirëpo, nëse ka mospajtime atëherë e gjithë kjo mund të gjejë rrugën për në Gjykatën e Përhershme të Arbitrazhit në Hagë.

Për këtë dokument të mërkurën do të diskutohet në Kuvendin e Kosovës.

Kosova dhe Serbia prej vitit 1999 kanë pasur tri raunde bisedimesh. Marrëveshjen e Rambujes dhe Propozimin e Ahtisaarit nuk e kanë pranuar asnjëherë. Në Bruksel kanë nënshkruar disa marrëveshje që s’janë zbatuar kurrë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...