Një emigrant shqiptar kandidat për deputet në Greqi

Diel, 23 December 2018 20:59

Një emigrant shqiptar në Greqi ka shumë shanse të zgjidhet deputet në parlamentin grek. Fatos Malaj, ndërmjetës ndërkulturor në qendrën e shërbimit të emigrantëve në Athinë, do të kandidojë me partinë “Lëvizja për Ndryshim”, që është një koalicion partish të qendrës së majtë.

Kandidatura e tij u shpall zyrtarisht, bashkë me emrat e tjerë që do të konkurrojnë për një vend në parlamentin 300 vendesh të Greqisë.

“Ishte ëndrra dhe dëshira ime prej shumë vitesh, si dhe me dëshirën e forcës progresive “Lëvizjes për ndryshim” ish-PASOK-ut. Besoj se do jemi zëri i gjithë bashkatdhetarëve.”

Shpallja e kandidaturës së Malajt ka shkaktuar reagime të fuqishme nga ana e qarqeve të ekstremit të djathtë, që përgjithësisht e konsiderojnë si “pa precedent” dhe “krim kombëtar” faktin që një emigrant shqiptar të ulet në karriget e parlamentit vendas.

Normalisht, zgjedhjet e radhës në Greqi duhet të zhvillohen shtatorin e ardhshëm. Por zhvillimet politike janë të tilla që bëjnë shumë të mundshme mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në fillim të vitit 2019.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...