Aksidentohen 4 hajdutë shqiptarë, tentuan t'i arratisen karabinierëve

Hënë, 24 December 2018 22:01

Katër hajdutë shqiptarët rrezikuan jo vetëm karabinierët por edhe shoferët e tjerë, në përpjekje për t'u arratisur.

Hajdutët të moshave nga 21, 26 dhe 40 vjeç, po udhëtonin me një automjet tip Opel Meriva (e vjedhur në Pistoia) në qytetin e Panzano e Greve në Chianti.

Ata nuk iu përgjigjën thirrjes së policisë për të ndaluar duke ecur me shpejtësi në korsi të kundërt.

Karabinierët vazhduan ndjekjen e tyre në manovrën e rrezikshme, duke u detyryar të shmangin edhe makinat e tjera. Pas ndjekjes për disa minuta, makina e hajdutëve shqiptarë u përplas duke u aksidentuar, duke i lënë që të gjithë të plagosur.

Shtetasi me inicialet K.A, 22 vjeç u raportua se ka pësuar dëmtime në kokë dhe fraktura në pjesën e hundës, K.S., 21 vjeç, refuzoi çdo trajtim mjekësor; S.M., 26 vjeç, u raportua me plagë të shumta me thyerje të eshtrave të hundës, ndërsa  V.P., 40 vjeçar, iu nënshtrua një operacioni për thyerjen këmbës së majtë.

Tre shqiptarët e plagosur përfunduan në burg, ndërsa i katërti është ende në spital.

Në makinën e vjedhur ka pasur edhe materialet e grabitura nga shqiptarët në një shtëpi në zonë.

Modifikuar më Hënë, 24 December 2018 22:02
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...