Vrasja e policit Demaj, nesër ditë zie në Kosovë

Premte, 28 December 2018 13:29

Nesër në Kosovë do të jetë ditë zie për vrasjen në detyrë të policit Izet Demaj. Kështu ka njoftuar kryeministri i vendit Ramush Haradinaj gjatë vizitës që i ka bërë sot Policisë së Kosovës.

Haradinaj ka ngushëlluar të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, derisa ka  premtuar se Qeveria do të ndërmarrë të gjitha veprimet për të mbështetur këtë institucion të sigurisë. ‘Rënia e tij në detyrë do të bëjë një kthesë”, tha Haradinaj.

Kreu i Qeverisë tha se ligji për sigurime shëndetësore është në fazën finale. Ndërsa Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se ditën e djeshme policët kanë kryer detyrën në mënyrën më të mirë të mundshme.

"Dje e kemi pas një rast tragjik në Istog, ka humbur jetën një person. Jam krenar që Polica ka arritur të shpëtojë qytetarët. Besoj që ka kryer punën me heroizëm. Edhepse një ngjarje e tillë  është tragjike, në të njëjtën  kohë jemi shumë krenar", tha ai.  

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...