Me modelin rus, Serbia vret politikanët

Premte, 28 December 2018 15:19

Serbët janë të njohur për vrasjet e kundërshtarëve politikë. Por, pushtetet e instaluara në Beograd dhe strukturat kriminale atje kanë realizuar shumë vrasje politikanësh e diplomatësh serbë. Për t’i mos numëruar të gjithë, po kujtojmë vetëm vrasjet e kryeministrit dhe presidentit të Serbisë Zoran Gjingjiq, përkatësisht Ivan Stambolliqit.

Shumë tentime të tjera për vrasjen e politikanëve në Serbi kanë dështuar. Rasti më i njohur është ai i Vuk Drashkoviqit. Jo të gjitha rastet janë kryer nga klasa politike që ka qenë në pushtet. Megjithëse ato janë shumica. Por ka një emërues të përbashkët në të gjitha rastet: viktimat janë antiruse.

Ngritet pyetja se ky model, a është i sponsorizuar nga Rusia, apo është metodë ruse. Për ta vërtetuar një gjë të tillë është shumë e vështirë. Deri tash, asnjë e dhënë nuk ka dalë në sipërfaqe se vrasjet e politikanëve në Serbi i ka organizuar shteti rus. Ndoshta për këtë shërbimet sekrete edhe mund të dijnë, por të dhënat nuk janë bërë të njohura për publikun.

Kurse, si metodë kjo tashmë nuk ka nevojë për t’u vërtetuar nga askush. Të gjithë kundërshtarët politikë të pushtetit në Rusi mëtohet të eliminohen politikisht, me metoda të ndryshme dhe shpesh edhe me vrasje.

Veçmas Vladimir Putini është i njohur për një gjë të tillë. Numri i vdekjeve misterioze të diplomatëve e politikanëve rusë në vitet e fundit është shqetësues për botën, e lëre më për vet rusët. Sipas të dhënave që i ka publikuar CNN në vitin e kaluar, brenda 9 muajve kanë vdekur në detyrë 9 rusë prominentë, duke përfshirë diplomatë të rangut të lartë. Për të gjitha, pushteti rusë ka përjashtuar mundësinë e “lojës së ligë”. Por, në disa raste mbeten pikëpyetje të mëdha për arsyen e vdekjes.

Zëra të brendshëm  e të vetmua nga Rusia dhe kundërshtarë të Putinit, thonë se vdekje misterioze janë shënuar sidomos te rusët që kishin ankesa kundër pushtetit në Kremlin. I pari ishte Nikolai Glushkov, drejtor i financave në “Russian Airlines”, i cili kishte thënë se linjat ajrore ishin një front për shërbimet ruse të sigurisë. Ai kishte filluar të dëshmonte për këtë rast në gjykatë, por një natë para seancës dëgjimore preliminare kishte vdekur, më 12 mars 2018.

Raste të tjera të ngjashme për publikun kudo në botë janë ai i Boris Berezovskit, i cili u gjet i varur në banjë në vitin 2013. Ndihmësi i tij për siguri, shumë i njohur për gjithë opinionin ndërkombëtar Aleksandar Litvinenko në vitin 2006 u helmua nga një dozë e izotopit radioaktiv të poloniumit. Për këtë të fundit, Britania e Madhe pati fajësuar Rusinë.

Vrasje të tjera enigmatike të diplomatëve rusë janë: - ambasadori rus në Sudan Migajas Shirinskij (2017), i cili vdiq në detyrë gjersa po notonte;  - ambasadori rus në OKB Vitalij Çurkin (2017), i cili vdiq në zyrë pas një ataku në zemër; - ambasadori rus në Indi Aleksandër Kadakin (2017), i cili vdiq pas një sëmundje të shkurtër; - diplomati rus në Greqi Andrej Malanin (2017), i cili u gjet i vdekur në një shtëpi në Athinë; - diplomati rus në Moskë Petër Polshikov (2017), i cili u gjet i vrarë në banjën e tij në Moskë; - zyrtari rus në Nju-Jork Siti Sergej Krivov (2017), i cili u gjet pa shenja jete në Nju-Jork.

Së fundmi, rasti që më shtyri ta bëj këtë analizë është shkarkimi pas asnjë arsye i ambasadorit rus në Libi Ivan Molotkov.

Pas 30 viteve karrierë, Ivan Molotkovi, tash për tash, pati fatin e mirë që të mos vdiste, por të largohej nga shërbimi diplomatik. Në Libi ai shërbeu prej vitit 2012. Ai ka shërbyer edhe në detyra të tjera si shef i Departamentit të Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore në Ministrinë e Jashtme të Rusisë, si dhe ambasador i Rusisë në Egjipt.

Largimi i pashpjegueshëm i Molotkovit ngre shumë çështje enigmatike, të cilat sigurisht nuk i pëlqejnë as atij e as familjes së tij. Të gjithë janë të shqetësuar për fatin e mëtejmë të tyre. Sipas mediave të kundërshtarëve politikë të Putinit, besohet se Molotkovi nuk po bënte mjaft për t’i bindur zyrtarët libianë që t’i bashkohen Rusisë. Madje, besohet se Molotkovi e bëri të kundërtën në atë vend.

Mirëpo, për Putinin me një karrierë të gjatë në KGB, nuk do të thotë asgjë largimi i një zyrtari të diplomacisë pas 30 viteve karrierë besnike ndaj atdheut dhe jo ndaj tij. Për Putinin nuk është e rëndësishme karriera për Rusinë, por gatishmëria t’i shërbejë vet Putinit.

Molotkovi ka arsye të frikësohet, siç kanë arsye të frikësohet edhe politikanë serbë në Serbi e në Kosovë e që janë kundër pushtetit në Beograd.

Pas një kampanje diskredituese, duke e quajtur tradhtar, u vra Oliver Ivanoviqi (16 janar 2018). Së fundmi, problem me organet e sigurisë ka pasur edhe deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës Sllobodan Petroviqi. Petroviqin po e anatemon publikisht edhe vet Vuçiqi qe 2-3 herë. Serbët nuk e kanë potencialin e rusëve, por metodat nuk dallojnë.

49007484 2000028256956694 7926600489683124224 n

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...