Shpëtoi jetë njerëzish nga flakët, Shqiptari merr nënshtetësinë greke

E mërkurë, 02 Janar 2019 15:41

Një shqiptar dhe dy egjiptianë që punojnë si peshkatarë në Nea Makri, janë tashmë qytetarë grekë. Me vetëmohim ata shpëtuan dhjetëra jetë njerëzish nga zjarret vrastare në Mati të Atikës në verën e vitit 2018.

Bëhet fjalë për 35 vjeçarin nga Shqipëria Gani Xheka dhe dy egjiptianet Emad El Khaimi dhe Mahmud Ibrahim Mussa, 50 dhe 46 vjeç.

Të tre peshkatarët kanë shkuar pas mesdite në Pallatin Presidencial, të ftuar nga presidenti grek Prokopis Pavlopulos dhe aty ministri i Brendshëm Aleksis Haritsis u ka dhënë urdhrin me anë të të cilit kanë marrë nënshtetësinë greke.

“Nëpërmjet shembullit tuaj dhe me dhënien e shtetësisë, dërgojmë mesazhe që janë aq të nevojshme sot. Ajo që bëtë tregon se solidariteti dhe humanizmi nuk është një çështje e nënshtetësisë. Ju jeni tani dhe europianë dhe si e tillë, mund të mësoni tek ata partnere qe nuk i kuptojnë vlerat e Evropës, që të kryejnë detyrën e tyre. Sepse themeli i BE është solidariteti”, u shpreh Prokopis Pavlopulos, Presidenti i Greqisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...