Epidemi fruthi në Maqedoni, mbyllen çerdhet

E mërkurë, 02 Janar 2019 17:58

Ministria e Shëndetësisë shpalli epideminë e Fruthit në territorin e Qytetit të Shkupit për shkak të 12 rasteve të reja të të prekurve.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se numri më i madh i të prekurve janë fëmijë, më i vogli 8 muajsh, por ka edhe të rritur të cilët nuk janë vaksinuar me vaksinën MRP. Për shkak të gjendjes së krijuar nga nesër fëmijët e pa- vaksinuar nuk do ë pranohen nëpër çerdhe.

“Është shpallur epidemia e fruthit në Shkup dhe jemi të detyruar që prej nesër të ndërmarrim masën e përkohshme ndalesë për dërgimin e fëmijëve në çerdhe të cilët nuk janë të vaksinuar me vaksinën MRP- deklaroi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Rastet e reja të të prekurve nga Fruthi janë shënuar në Kisella Vodë, Gazi Babë, Aerodrom, Butel, Qendër dhe Gjorçe Petrov. 8 nga të prekurit janë hospitalizuar në klinikën infective dhe të gjithë janë në gjende të komplikuar. Filipçe tha se edhe përkundër thirrjeve për vaksinim në periudhën e kaluar, shumë pak prindër kanë vendosur t’i vaksinojnë fëmijët e tyre, raporton Alsat.

“Nga 15 mijë fëmijë të pa-vaksinuar nën moshën 14 vjeçare pas thirrjeve për vaksinim janë vaksinuar vetëm 310, që është numër jashtëzakonisht I ulët- tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Fruthi konsiderohet si sëmundje e rëndë, e cila mund të shkaktojë ndezje të rëndë të mushkërive dhe meningjit. Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar hetime për të vërtetuar nëse mjekët pediatër iu kanë dhënë udhëzime prindërve për të mos i vaksinuar fëmijët e tyre deri në moshën 3 vjeçare me vaksinën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...