Zëdhënsja e Vuçiç, Mogherini

Tuesday, 08 Janar 2019 20:18

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini i ka bërë sot presion Kosovës për heqjen e taksave ndaj mallrave serbe. Një veprim që e shqetëson Mogherinin, por ajo nuk brengoset aspak për qytetarët e Kosovës, të cilët në sajë të mashtrimeve dhe premtimeve i ka ngujuar ata në një geto të madhe duke iu pamundësuar lëvizjen e lirë, si e drejtë elementare.

Mogerini tregohet e njëanshme kur flet me gjuhën e Viuçiçit. Aq shumë ka rënë në sy kjo njëanshmëri sa pa doreza është kritikuar edhe nga politika kosovare. Një muaj më parë Haradinaj tha se po të jetë në dorë të Mogherinit, dialogu do të qëndrojë në pikën ku është edhe për 3 mijë vjet të tjera.
Njëanshmëria e Mogherinit mund të prodhojë efekte tejet të rrezikshme dhe të dëmshme jo vetëm për paqen në rajon por edhe mund të rrezikojnë gjithë ndikimin e angazhimit 20 vjeçar ndërkombëtar drejt paqeruajtës dhe shtet-ndërtimit të Kosovës. Pavarësisht dialogut në proces mes dy vendeve, Serbia ka shpërfillur haptazi dhe në vazhdimësi shtetësinë e Kosovës në nivele të ndryshme, për veprime të cila nuk ka patur çfarëdo dënimi të qartë nga ana Mogherinit.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Teatri Kombëtar, kompania BIG e projektit nuk e mohon ndarjen nga Fusha.shpk

Aktualitet

Teatri Kombëtar, kompania BIG e projektit nuk e mohon ndarjen nga Fusha.shpk

Bjarke Ingels Group (BIG) ka konfirmuar se mbetet “i ngazëllyer” për “përfshirjen e vazhdueshme” në zhvillimin e ndërtesës së Teatrit Kombëtar në Tiranë, pa dhënë asnjë detaj në lidhje me...

Rinia e varfër e Ibrahim Kodrës

Kulturë

Rinia e varfër e Ibrahim Kodrës

Ibrahim Kodra, kur ishte 17 e pak vjeç, ishte “bursjer në kursin e dytë Daltë”. Për shkak të pamundësisë ekonomike, i lutet drejtorisë së Institutit Teknik “Naim Frashëri” në Tiranë...

Daniel Steel, shkrimtarja e pavlerësuar që hyri në librin Guinness

Kulturë

Daniel Steel, shkrimtarja e pavlerësuar që hyri në librin Guinness

Se shkrimtarja amerikane Daniel Steel ishte në një periudhë kohe një nga emrat më të dëgjuar të letërsisë, këtë e dinë të gjithë ata që kanë shkuar qoftë edhe një...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!