Sekretet e Thaçit për dialogun, nuk dorëzon materialet e bisedimeve

Hënë, 14 Janar 2019 09:02

Presidenti Hashim Thaçi po e mban sekret përmbajtjen e takimeve me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiç, në kuadër të dialogut të Brukselit.

Zyra e Thaçit ka tejkaluar afatin kohor që ekipi negociator ia ka caktuar për ta dorëzuar dokumentacionin për dialogun e deritanishëm. Bashkëkryesuesi Fatmir Limaj ka thënë për gazetën “Zëri” se pret që Thaçi sa më shpejt t’i dorëzojë materialet e kërkuara.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka tejkaluar afatin e paracaktuar nga Delegacioni Shtetëror për Bisedimet me Serbinë duke mos ia dorëzuar dokumentacionin e kërkuar për dialogun që është zhvilluar deri më sot. Përfaqësuesit e ekipit negociator i kishin dhënë afat kreut të shtetit deri më 11 janar për dorëzimin e dokumentacionit, por Thaçi as tash, kur kanë kaluar tri ditë nga data e paracaktuar, nuk ua ka vënë në dispozicion materialin në fjalë.

Bashkëkryesuesi i delegacionit, Fatmir Limaj, ka thënë për gazetën “Zëri” se nuk e di se pse nuk është përfillur kërkesa e ekipit. Megjithëkëtë, Limaj ka thënë se presin që sa më shpejt t’i pranojnë dokumentet e kërkuara.

Ndërkohë, nga Presidenca nuk kanë treguar se pse nuk e kanë bërë dorëzimin e dokumentacionit. Një veprim i tillë i Thaçit sipas përfaqësuesve të partive opozitare, që nuk janë pjesë e dialogut, dëshmon qartë se ekipi, i udhëhequr nga Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti, është vetëm një patericë e kreut të shtetit dhe nuk ka kurrfarë roli në procesin e negociatave me Serbinë./Zeri

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...