Haradinaj pas takimit me Hahn: Presim liberalizimin e vizave

E Enjte, 17 Janar 2019 19:26

Pas takimit me Komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi, Johannes Hahn, kryeministri Haradinaj nëpërmjet një postimi në Facebook ka zbuluar edhe temat e diskutuara me të.

Në shkrimin e tij, shefi i ekzekutivit kosovar thotë se Hahnin e ka njoftuar për pozicionin e Kosovës, në rrugën drejt BE-së. Haradinaj tutje ka thënë se pret vendim të shpejtë, në lidhje me liberalizimin e vizave.

“Në takim me Komisionerin e BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn, ritheksova se pozicioni i Kosovës është i palëkundur në rrugën e integrimeve drejt BE-së. Në këtë drejtim, kemi shënuar progres në agjendën europiane dhe pas përmbushjes në tërësi të kritereve për liberalizim presim një vendim të shpejtë, që të na njihet e drejta e lëvizjes së lirë”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Kryeministri nuk ka treguar nëse në këtë takim është diskutuar edhe për taksën e vendosur ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Hahn nuk pritet të zhvillojë takime tjera me liderët e Kosovës, por do të udhëtojë drejt Tiranës, për tu takuar me kryeministrin Edi Rama.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...