Kadri Veseli flet për taksën: Me asnjë kusht s'e dëmtojmë partneritetin me Amerikën

Premte, 18 Janar 2019 12:40

Kryeparlamentari Kadri Veseli, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka folur për taksën ndaj produkteve serbe e boshnjake, duke thënë se kjo masë nuk e lëkund partneritetin me SHBA’në dhe se Amerika nuk ka bërë kërkesë për heqje të kësaj takse, shkruan Gazeta Express.

 “Taksa 100 % i ka bërë mirë Serbisë dhe ka qenë reaksion i agresivitetit që e ka sjellë Serbia. Serbia për një kohë të gjatë ka qenë tepër agresive dhe nuk e ka respektuar Kosovën”, ka deklaruar Veseli.

Kryepalamentari ka deklaruar se Serbia duhet të respektojë Kosovën si shtet të pavarur. “Do ta bëjmë çdo ditë që Serbia ta ndjejë dhe respektojë këtë shtet tonë të pavarur dhe sovran. Çdo vendim dhe veprim yni nuk është i drejtuar kundër asnjë qytetari dhe komuniteti etnik”, shtoi ai.

“Të jenë të sigurt, në gjithë jetën time politike ka veç një partner për vendin dhe kombin tim – Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, duke shtuar se nuk do të lejojnë dëmtimin e këtij partneriteti. “Nuk do ta dëmtojmë këtë partneritet dhe as nuk do të lejojmë që dikush të na dëmtojë. Ne jemi vend perëndimor dhe vend krenar që kemi raporte të shkëlqyeshme me SHBA-të”.

Veseli ka folur edhe për letrën e presidentit amerikan, duke thënë se nuk ka kërkesë nga Amerika për heqje të taksës. “Letra e presidentit Donald Trump, qëndrimet e këtij ambasadori të SHBA-ve që bart qëndrimet e SHBA-ve janë mesazhe që i marrim shumë seriozisht dhe janë mesazhe të miqësisë tonë të përbashkët, partneriteti me SHBA-të do të jetë i përjetshëm. Ka një kërkesë që t’i jepet perspektivë dhe fuqi Kosovës, në procesin e dialogut. Nuk ka kërkesë për heqjen e taksës, ka kërkesë që t’i jepet mundësi procesit të dialogut në të cilin do të veprojmë bashkërisht”, shtoi ai.

Në fund, ai ka përmendur edhe maltertimin e kosovarëve që sipas tij ju ndodh mërgimtarëve kur kalojnë kufirin serb. “Shqetësimet e SHBA-ve do të jenë edhe shqetësimet tona. Serbia duhet ta dijë, ky vend është shtet i pavarur dhe sovran, vendimet i marrim sovrane dhe mos t’i maltretojë qytetarët tanë – një qytetar i diasporës për të kaluar nga Serbia, nëse vjen nga Maqedonia, nuk e lënë të kalojnë”.

“Na kanë lënë diasporën tonë të presin nga 7-8 orë në mes të dimrit. Ne nuk do ta bëjmë asnjëherë një veprim të tillë por do t’u tregojmë çdo ditë ‘mos na ngacmoni se nuk lejojmë’”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...