Shihni si grabisnin baret dhe shtëpitë. Në pranga 8 shqiptarë në Itali

Premte, 18 Janar 2019 19:02

Tetë shqiptarë kanë përfunduar në prangat e karabinierëve italianë, pas një operacioni të nisur mëngjesin e 13 janarit.

Ata akuzohen për vepra të ndryshme penale në fushën e grabitjeve.

Masat e arrestit ndaj tyre erdhën pas një hetimi shumëdimensional dhe kompleks, të kryer nga prokurori publik dhe i koordinuar nga stacioni policor Grazzanise.

Hetimet ndaj grupit nisën në gusht të vitit 2017, duke goditur fenomenin alarmant të vjedhjes së bareve dhe banesave në territorin e Caserës dhe në krahinat e afërta të Beneventos, Latina, Salerno dhe Frosinone.

Deri më tani, është zbuluar autorësia e 8 vjedhjeve, 6 prej të cilave nëpër shtëpi.

Skema e përdorur nga grabitësit ishte thuajse gjithnjë e njëjtë. Grupi kryente inspektime në zonat ku do të godiste, dhe më vonë riktheheshin për të realizuar grabitjen.

Për më tepër, grupi përdorte një gjuhë të "fshehtë" për të keq-orientuar hetuesit, duke e ditur se mund të përgjoheshin.

Në shumë raste, përdoreshin për të transportuar sendet e vjedhura furgona apo mjete me targa të ndryshme.

Rreziku real sipas hetuesve ishte largimi nga vendi. Mbrëmjen e 12 janarit, dy prej shqiptarëve kishin prerë biletë për të udhëtuar me tren drejt qytetit Modane në Francë.

Të gjithë shqiptarët janë dërguar në qelitë e paraburgimit, ndërsa është vlerësuar si i ligjshëm masa e arrestit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...