Presidenti serb përgatit ushtrinë për luftë me “mullinjtë e erës”

Hënë, 23 Prill 2018 16:35

Aleksandër Vuçiç ka deklaruar sot se ushtria serbe duhet të jetë e gatshme për çdo sulm të mundshëm.  Presidenti  ka shtuar se është politika serbe ajo që duhet ta ruajë stabilitetin, në mënyrë që ushtria mos të shfrytëzohet asnjëherë. Këto deklarata ai i ka bërë Ditën e Ushtrisë së Serbisë, duke shtuar se shteti çdo vit i ndanë 600 milionë euro për ushtrinë.

Më herët është raportuar se shteti i Bjellorusisë i ka dhuruar Serbisë katër avionë luftarakë“Mig-29”, të cilët pas një remonti do të modernizohen sipas modelit të njëjtë të 6 avionëve tjerë luftarakë që i janë dhuruar nga Rusia.

Ministri serb, Vulin ka thënë se dhurimi i këtyre avionëve vjen pas një marrëveshje mes presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe atij bjellorus, Alekdandër Llukashenko.

Ministri serb i Mbrojtjes ka bërë të ditur se për një vit Serbia do të ketë avionë të modernizuar “mig-29”, si dhe do të arrijnë helikopterët e parë “H-145M”, shkruan Zëri.

Vulin ka shtuar se ekzistojnë tentime për shkeljen e hapësirës ajrore të Serbisë, të cilat siç ka thënë ai janë zbuluar dhe parandaluar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...