Pjeter Pepa- Tragjedia dhe lavdia e Kishës Katolike në Shqipëri

Premte, 18 May 2018 18:23

Një nga krimet më të mëdha të komunizmit ishte edhe persekutimii klerit, sidomos atij katolik. Janë me dhjetëra e qindra klerikë nëmbarë vendin të persekutuar, të vrarë, dënuar e internuar. Nëkëtë libër voluminoz prej dy vëllimesh Dr. Pjetër Pepa sjell dëshmirrëqethëse.

TRAGJEDIA DHE LAVDIAE KISHËS KATOLIKE NË SHQIPËRI

Autori: Pjetër Pepa

Vëllimi 1,2 / 2734 f. : me foto

LISBN 978-99943-921-6-2

Cmimi, 2000 leke

Studiuesi, diplomati dhe pedagogu Dr. Pjetër Ndoc Pepa (1942 -2014)!?

Prof. Pepa, gjatë gjithë kohës, hulumtoi dhe punoi papushim si bleta punëtore, me përkushtim dinjitoz, për të nxjerrë në dritë të Diellit, malin e madh të kalvarit dhe mundimeve mbinjerëzore, që kaloi mbi shpinën e përvuajtur qyteti ynë. Pikërisht, gjenocidit e madh dhe më makabër në llojin e vet, të ushtruar padrejtësisht prej 1944-1990, nga diktatura dhe diktatori ndaj djepit të qytetërimit dhe identitetit të pastër shqiptar Shkodrës dhe Shqipërisë, studiuesi shkodran Dr. Pepa, e mblodhi dhe botoi në shumë libra më profile të ndryshme.

Klajd Kapinova

Ditë dhimbje për vendlindjen

Dr. Pjetër Pepa (1942), lindi në qytetin e Shkodrës, në lagjen e famshme Arra e Madhe, ku, kreu mësimet fillore e të mesme. Në vitet 1960-1965, kryen me rezultate të larta Fakultetin e Mjekësisë, dega Stomatologji. Ai emërohet mjek stomatolog, në klinikën e qytetit të Shkodrës.
Falë pasionit për mjeksinë, merr pjesë aktive, në sesionet e para shkencore në shkallë vendi, që zhvillohen në vitin 1967, në vendlindje e rrethet të tjera të Shqipërisë, sidomos ato të Fakultetit në kryeqytet.

Në vitet 1969-1970, shërben në lokalitetin e thellë malor të Dukagjinit, ku, vijon të mbledhë materiale e botojë tema shkencore, përkthime e botime të ndryshme.
Gjatë vitit 1974, specializohet pranë Katedrës së Stomatologjisë për Ortodonti. Falë pasionit të spikatur, për dijën dhe kulturën kombëtare dhe të huaj, ai jep provimet pasuniversitare, në gjuhët: italisht, frëngjisht, rusisht etj.

Më vonë, me dëshirë të madhe mëson gjuhën e bukur gjermane. Pengohet, për motive politike, të mbrojë disertacionin, për gradën Doktor i Shkencave, të cilën e merr në vitin 1992, me temën: “Epidemiologjia e sëmundjeve stomatologjike në fëmijtë e qytetit të Shkodrës”.
Në periudhën 1990-1997, përfshihet në proçeset demokratike, duke u zgjedhur deputet i Kuvendit Popullor për dy Legjislatura rradhazi.

Profesor Pepa, kryen detyrën e diplomatit si Ambasador i Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë (Vatikan), Romë gjatë vitit 1997.
Më 1998, kthehet në profesion të lirë dhe përkohësisht si pedagog i jashtëm, pranë Fakultetit të Mjekësisë, në profilin e Ortodontisë.
Botimet e para shkencore, i ka filluar në vitin 1966, në revistat periodike: “Shëndeti”, “Shëndetësia Popullore”, “Buletini Shkencave Mjeksore”, “Buletini Stomatologjik”, në organet e shtypit periodik, ku, ka botuar artikuj të karakterit historik dhe kulturor. Eshtë autor i afro 100 botimeve shkencore.

Studiuesi Dr. Pepa, ka botuar, disa libra politikë dhe kulturorë. Ka qenë antar i Këshillit Shkencor të rrethit të Shkodrës dhe Kolegjumit të Stomatologjisë, pranë Ministrisë së Shëndetësisë, për periudha të ndryshme kohore.
Në vitin 1972, ka përfunduar me sukses kursin 3-mujor në Universitetin Shteteror Tiranë, ku, ka dhënë disa provime mbas universitare, në Fakultetin e Histori-Filologjisë për gjuhët perëndimore, si: italisht, frëngjisht dhe gjermanisht.

Dy vjet më vonë, më 1974, është specializuar pranë Katedrës së Stomatologjisë për Ortodonti.
 Për 10 vjet, ka drejtuar në mënyrë profesionale repartin e shërbimit të fëmijëve në qytetin e lindjes.
Gjithashtu kujtojmë, se ai mbante detyrën e Shefit të Shërbimit të Pedodontisë, pranë ‘Universitetit Shqiptar’ (Albania University) dhe Shefi Sektorit Shkencor të Departamentit të Stomatologjisë të Universitetit.

Duke parë punën e madhe shkencore historike, mbi shumë figura të shquara të klerit katolik shqiptar dhe njohur nga afër jetën dhe veprën e shumë martirëve, studiuesi Dr. Pepa, ishte Anëtar i Komisionit Historik, për Kanonizimin e Martirëve Shqiptarë, për Selinë e Shenjtë në Vatikan.
Për punë me përkushtim dhe merita civile, ai është dekoruar nga Presidenti i Republikës me “Medaljen e Trimërisë”.
Dr. Pjetër Pepa, ishte i zgjedhur nga Kuvendi Popullor, me detyrën e Anëtarit të Bordit Drejtues të Institutit Studimor për Krimet e Komunizmit në Shqipni.

Botime të autorit

I – Botime shkencore:

1. “Të njohim sëmundjet stomatologjike”, 1980.
2. “Stomatologjia praktike” (Përkthim), 1981.
3. “Anomalitë e numurit të dhëmbëve”, 1981.
4. “Epidemiologjia e sëmundjeve të gojës tek fëmijtë”, 2002.
5. “Stomatologjia Terapeutike” (Përkthim, 600 faqe), Për botim.

II – Botime politike:

6. “Dosja e diktaturës”, 1995.
7. “Paggine sulla dittatura”, Terlizzi, 1998.
8. “The Criminal File Of Albania’s Comunist Dictator”, 2003.
9. “Tragjedia dhe Lavdia e Kishës Katolike ne Shqipëri”, 2007.
10. “Dosja e Diktatures e plotesuar”, Ribotim, 2009.

III – Botime kulturore:

11. “Pranë dhe Larg”, 2000.
12. “Proverba nga gjithë bota”, 2001.
13. “Gjosho Vasija – Meteor i humorit shqiptar”, 2001.
14. A. Shopenhauer, “Arti si të jemi të lumtur” (Përkthim), 2001.
15. A. de Mello, “Urtia popullore e Lindjes” (Përkthim), 2002.

Quod non feccerunt Barbari feccerunt Barbarini (Atë që nuk e benë të huajt e bënë barbarët tanë)

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...