Bella Hadid kalon në anoreksike, dyshohet të jetë sëmurë

Saturday, 08 December 2018 20:40

Nuk është hera e parë që emri i Bella Hadid të lakohet nga komentuesit negativisht në rrjetet sociale! Këtë herë, supermodelja ëshë kritikuar për setin e realizuar për revistën “Love Magazine”, se është aq shumë e dobët, saqë mund të shihen me sy të lirë edhe kockat e trupit. Madje, komentuesit e akuzuan se është e sëmurë dhe nuk e shfaq në media!

“Kjo nuk është aspak e bukur. Ajo duket aq e dobët, saqë mund të shoh edhe kockat” – shkruan një komentues.
“Ajo po përpiqet t’i tregojë njerëzve se është e lumtur dhe në gjendje të mirë shëndetësore, por duket qartë se ajo ka ç’rregullime me ushqimin. Mos e moho më” – komentoi një tjetër.
Gjëja më kontradiktore në këtë mes është se Bella gjatë intervistës u shpreh: “Kur jam ndjerë shumë e bukur në dy vitet e fundit, nuk isha mirë me shëndet. Ndihem shumë rehat me personin që jam, në vend që të kërkoj se kush duhet të bëhem për të tjerët.”

Login to post comments