1975/Presidiumi: T’i presim me sëpatë “puçistët” e ushtrisë

Tuesday, 10 July 2018 11:51
Faksimile e diskutimit në Presidiumin e Kuvendit Popullor Faksimile e diskutimit në Presidiumin e Kuvendit Popullor

Nga Kastriot Dervishi

Presidiumi i Kuvendit Popullor u mblodh në mbledhje të jashtëzakonshme, të mërkurën e 5 nëntorit 1975, për të shqyrtuar vendimin nr.10, datë 5.11.1975 të Gjykatës së Posaçme Ushtarake që dënoi me vdekje ish funksionarët: Beqir Balluku, Hito Çako, Petrit Dume. Po atë ditë, tre të dënuarit kishin paraqitur kërkesa për faljen e jetës, Presidiumi miratoi vendimin dhe ora 16.00 Nevzat Haznedari ekzekutoi dënimet me vdekje. Shumë e përpiktë partia për të bërë gjithë këto punë brenda një dite. Të pandehurit akuzoheshin për “sabotim të rolit udhëheqës të partisë; sabotim të mbrojtjes, stërvitjes e fortifikimit; sabotim të legjislacionit e ekonomisë; sabotim në frontin ideologjik; përvetësime,  vjedhje, shpërdorime, maskarallëqe”, etj. Kryetari i gjykatës së ka dhënë dënimet, Aranit Çela mbron vendimin para Presidiumit të Kuvendit Popullor. Zhvillohet një debat i gjatë në lidhje me domosdoshmërinë e dënimeve me vdekje. Pasi konsumohet pjesa politike, e gjitha e pabesueshme, pasi të dënuarit nuk kishin rrezikuar pushtetin e kohës, kalohet në diskutimin se Presidiumi duhej t’i priste me sëpatë ata.

Pjesë nga diskutimi, për të parë në ç'nivel debatohej në organin kolegjal më të lartë të shtetit

Pilo Peristeri: Ata hetuesit duhet t’i përgëzojmë.

Kryetari (Haxhi Lleshi): Ashtu është. Rëndësi kishte dokumentimi që ua provuan me dokumente tradhtinë.

Pilo Peristeri: Ne si Presidiumit, shoku Haxhi, me sëpatë t’i presim.

Rita Marko: Po për atë jemi mbledhur, t’u japim sëpatën.

Kryetari: Me vdekje, ashtu siç ka vendosur gjyqi.

Rita Marko: Jemi plotësisht dakord me Gjykatën e Lartë.

Telo Mezini: Atëherë t’u refuzohet kërkesa për faljen e jetës.

Vendoset që Beqir Ballukut, Petrit Dumes dhe Hito Çakos, të dënuar me vdekje (pushkatim) nga Gjykata e Posaçme Ushtarake t’u refuzohet kërkesa për faljen e jetës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...