1944/Letra e Enver Hoxhës për Titon, shprehet mirënjohja e madhe për të dhe Miladinin

Tuesday, 07 August 2018 18:44

Nga Kastriot Dervishi

Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha kanë qenë drejtuesit e vërtetë të Partisë Komuniste Shqiptare në vitet 1941-1944. Çdo veprim i kësaj partie, ka pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të tyre, të cilët ishin në të vërtetë pa ndonjë formim të spikatur e krejt mediokër. Më së shumti Miladini u mor me anën politike, ndërsa Dushani me anën ushtarake. Pavarësisht se formuan PKSH-në ata qëndruan në Shqipëri për 3 vjet. Dushani u largua në maj, ndërsa Miladini në shtator 1944. Vendin e tyre e zuri Velimir Stojniçi, i cili ishte nivel më i lartë. Ai përgatiti komunistët drejt pushtetit, pasi si klasë amatore në punët e partisë e të shtetit, ata as kishin haber nga organizimi. Gjithsesi, në këtë postim do ndalem te largimi i Miladinit. Më 23.9.1944 Enver Hoxha i shkruan një letër mirënjohje Titos. Data e letrës është mësuar e saktë në Arkivin e Titos në Beograd, pasi në Arkivin e PPSH-së (bashkëlidhur) ajo është pa datë. Lexoni këtë letër e kuptoni kush ka punuar e “luftuar” në Shqipëri.

Letra

Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Jugosllavisë, shokut Josip Broz Tito

Të dashur shokë,

Përfitojmë nga rasti i kthimit pranë jush të shokut Miladin për t’u shfaqur mirënjohjen tonë të madhe karshi Komitetit Qendror të Partisë Komuniste heroike të Jugosllavisë dhe udhëheqësit të saj të madh Tito.

Për partinë tonë të re, udhëzimet dhe këshillat e shokut Tito, të cilat s’na kanë munguar kurrë me gjithë pengesat e mëdha teknike që hasnim nga shkaku u luftës, kanë qenë një nga faktorët kryesorë që partia jonë u themelua, u rrit, u forcua dhe u bë udhëheqësja e vetme dhe e papërkulshme e popullit shqiptar dhe e luftës së tij nacionalçlirimtare kundër fashizmit dhe tradhtarëve të vendit tonë.

Këshillimet tuaja dhe veçanërisht ato të shokut Tito, vija e ndritur e Partisë Komuniste Jugosllave dhe eksperienca e saj e ndritur, na kanë shërbyer si një pishtar dhe një mbështetje e paçmuar në rrugën tonë të rëndë.

Në këtë luftë të përbashkët të udhëhequr nga dy partitë motra, janë hedhur themelet e patundura të një vëllazërimi të plotë dhe të sinqertë në mes të popujve të Jugosllavisë dhe të Shqipërisë dhe Partia jonë që udhëheq luftën e popullit shqiptar, ndjehet veçanërisht e fortë, pse ka përbri partinë motër të Jugosllavisë dhe udhëheqësin e saj të madh Tito, i cili drejton me aq siguri dhe brio luftën e heroike të popujve të Jugosllavisë.

Ndihma e çmueshme e juaja që s’na është kursyer kurrë edhe në momentet më të vështira të luftës, ne kemi bindjen se nuk do të na mungojë edhe pas kësaj.

Ne do të vëmë gjithë forcat tona që partia jonë të jetë kurdoherë në ballë të luftës dhe në ballë të popullit dhe të udhëheqë këtë drejt fitorjes së plotë ashtu si na mëson mësuesi jonë i dashur dhe i ndritur shoku Stalin.

Të ishim ingratë, sikur të mos shënonim këtu mirënjohjen e thellë që ndjen gjithë partia jonë karshi dy shokëve jugosllavë, Miladin dhe Dushan, të cilët që në ditët e para të partisë sonë dhe deri tash, dhanë pa kursyer gjithë ndihmën e tyre, gjithë eksperiencën e tyre për forcimin e partisë sonë. Ata kanë qenë në ballin e luftës, pa kursyer as jetën e tyre si komunistë të vërtetë. Komiteti Qendror joni, i falënderon posaçërisht këta dy shokë të palodhur që aq shumë e kanë ndihmuar partinë tonë.

Ju përshëndesim sinqerisht

Në emër të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Shqiptare,

Enver Hoxha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...