1982/Deklarata që detyroheshin të nënshkruanin të burgosurit në kampin e Spaçit

Tuesday, 11 September 2018 18:38

Nga Kastriot Dervishi

Në vitin 1982 regjimi komunist shpalli një amnisti të përgjithshme për të dënuarit politikë dhe ata ordinerë. Duke dashur të mos u shpëtojë ky rast, komandant e kampeve e burgjeve u porositën të përpilonin një lloj deklarate që të amnistuarit duhej të nënshkruanin para dosjes nga burgu. Modeli i kësaj shpalljeje është ky i mëposhtmi. Pasi të burgosurit detyroheshin të nënshkruanin, kjo deklaratë vendosej në fashikullin e tyre të burgut, ose në raste të tjera të planifikuara në dosje të tjera formularë ose përpunimi. Ishte një lloj pengu. Ironikisht të dënuarit për faje politike duhej të nënshkruanin diçka të kundërt me vuajtjen e dënimit të tyre.

Deklarata

Unë i dënuari…u njoha nëpërmjet radios, televizorit dhe nga komanda e repartit me dekretin e Presidiumit të Kuvendit Popullor të RPSSH-së, që shpall amnistinë për personat e dënuar nga ligjet e shtetit për krimet e kryera. Ky dekret tregon vijën e drejtë marksiste-leniniste të partisë, forcën dhe karakterin thellësisht demokratik të pushtetit popullor dhe epërsinë e rendit tonë socialist. Me këtë rast, falënderoj nga thellësia e zemrës partinë e Punës së Shqipërisë, udhëheqësin e madh, shokun Enver Hoxha, Presidiumin e Kuvendit Popullor dhe Qeverinë e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë për këtë akt të madh politik dhe për kujdesin që kanë treguar për riedukimin tonë në kushtet e vuajtjes së dënimit. Premtoj se me të filluar jetën e shtetasit të lirë do të vë të gjitha forcat për të punuar e jetuar ku ka nevojë dhe do ta kërkojë interesi i atdheut, do të jem vigjilent dhe i papajtueshëm ndaj shfaqjeve të huaja dhe atyre që do të shkelin ligjet e shtetit, do të jem një shtetas i denjë dhe i dobishëm i shoqërisë socialiste, kurdoherë i gatshëm dhe aktiv për ndërtimin dhe mbrojtjen e socializmit në Shqipëri, në luftë kundër të gjithë armiqve të brendshëm dhe të jashtëm e po ta lypë nevoja do të jap edhe gjakun dhe jetën time për interesat e larta të partisë e të popullit.

Ish i dënuari...

Spaç, datë 15.11.1982

Modifikuar më Tuesday, 11 September 2018 18:41
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...