Ndahet nga jeta ish i dënuari politik Mihal Gjoni

E mërkurë, 12 September 2018 18:09
Mihal Gjoni (1933-2018) Mihal Gjoni (1933-2018)

Ditë më parë fizikisht u nda nga ne, njeriu i mirë, qytetari i respektueshëm, anëtari i Partisë Demokratike dhe antikomunisti i vendosur Mihal Gjoni. Mihal Gjoni, lindi në Elbasan në vitin 1933, në Lagjen “Kala”, ishte mësues, për të mësuar fëmijët me dije dhe kulturë qytetare larg frymës komuniste.Dajë Mihali, nuk e duronte dot diktaturën dhe e sfidoi atë dhe diktatura e arrestoi në 14 janar 1972, me akuzën agjitacion e propagandë dhe e dënoi me 6 vjet burg. Mësuesi la nxënësit e tij të dashur dhe filloi dënimin në kampin e Spaçit, në të cilin u riarrestua më 19 shkurt 1975 dhe u ridënua me 5 vjet burgim po për agjitacion e propagandë.Por pasi kaluan edhe disa vjet të tjera mbas ridënimit e dënuan edhe 6 vjet me qëllimin për ta zhdukur nga kjo jetë. Por dajë Mihali siç thërritnin të gjithë nuk u mposht nga diktatura dhe mbasi vuajti 10 vjet, doli nga burgu më 6 shkurt 1981. Sistemi komunist nuk e çoi më në profesionin e tij të mësuesit por e dërgoj në punë të rënda si përgatitës betoni dhe të ziftit për shtrimin e rrugëve. Por dajë Mihali nuk u mposht por me guxim e tij dhe të burrërisë që kishte sfidojë diktaturën. Me fillimin e proceseve demokratike dajë Mihali ishte ndër të parët që dha kontribut në rrëzimin e sistemit komunist, gjithashtu dha kontribut të dobi të proceseve demokratike. Mbas vitit 1992 fillojë punë si mësues në fshatin Godolesh deri ne daljen ne pension. Mihali ishte një mësues dhe qytetar i mire për lagjen “Kala” dhe qytetin e Elbasanit. Mihali do të mbetet ne kujtesën e Elbasanit, si intelektuali me trup të vogël por me zemër të madhe e të pastër  dhe shpirt të bardhë, i cili sfidojë diktaturën.

Një grup intelektualësh, bashkëvuajtës dhe antikomunistësh të qytetit të Elbasanit: Osman Dauti, Flamur Harri, Sali Dardha, Ismail Gurmani, Kristo Mema, Dhimitër Tavanxhiu, Ismail Shehu, Robert Bici

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...