1998/Trillimet e Fatos Klosit disa ditë para vrasjes së Azem Hajdarit

E mërkurë, 12 September 2018 18:25

Duke rikthyer gjithë trupën e oficerëve të Sigurimit të Shtetit, Shërbimi Informativ Kombëtar i drejtuar nga Fatos Klosi nuk ishte gjë tjetër veçse një bisht komunist i Partisë Socialiste. Dhe siç ka thënë Enver Hoxha, oficerët e Sigurimit në radhë të parë janë punëtorë partie e pastaj janë ashtu siç mund të ishin. Edhe sot, Fatos Klosi është një agjitator komunist që jep mendime për gjithçka kur është fjala kundër opozitës. Nuk mund të mungonte as te përvojetori i vrasjes së Azem Hajdarit. Gazetat e mediat e qeverisë, e kanë Klosin tellallin e parë sa herë që duhet thënë e kundërta e asaj që ka ndodhur. Në prag të vrasjes së Azem Hajdarit, SHIK-u i Klosit shpërndau një sërë desiformacionesh kundër opozitës. Të gjitha këto lajme, përfshi edhe përhapjes së tyre në gazetat e kohës që ishin të lidhura me qeverinë, synonin të rrëzonin me dhunë pushtetin, etj. Informacionet që ka sjellë Klosi, synonin ta paraqisnin vrasjen e Azem Hajdarit si rrjedhë të faktorëve që Klosi pretendonte. Sjellim sot një informacion të datës 2.9.1998. Pavarësisht se qyteti i Lushnjës ishte peng i bandave të Partisë Socialiste, Klosi raporton të kundërtën, madje me synim që të implikojë Azem Hajdarin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...