Ndryshimet në ligjin e dëmshpërblimit janë antikushtetuese

E Enjte, 13 September 2018 18:16
Ilustruese. Përfytyrimi i kampeve të komunizmit nga shtypi i emigracionit politik shqiptar Ilustruese. Përfytyrimi i kampeve të komunizmit nga shtypi i emigracionit politik shqiptar

Nga Kastriot Dervishi

Duke parë miratimin e ligjeve që janë në kundërshtim me ligje të mëparshme apo me vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ka kohë që nuk habitem që antikushtetueshmëria është bërë që e zakonshme në këtë vend. Në kohën kur kemi administratën më të dobët qysh nga krijimi i shtetit, presim që xhevahire antiligjore t’i kemi përditë të pranishme. Sot Kuvendi i Shqipërisë miratoi disa ndryshime në ligjin nr.9831, duke vendosur edhe ndërprerjen e dëmshpërblimit për pasardhësit e personave të ekzekutuar apo dënuar nga diktatura komuniste. Të mjerët deputetë diskutonin duke mos e njohur as ligjin dhe as historikun e dëmshpërblimeve në vite. As arrinin të dallonin që procesi i viteve 1992-1997 është krejt tjetër nga ai që u vu në veprim nga viti 2009. Më tepër për të ardhur keq është fakti se sot u miratua një ligj antikushtetues për të cilin është shprehur qartë Gjykata Kushtetuese.

Me vendimin nr.34, datë 20.12.2005 Gjykata Kushtetuese ka vendosur shfuqizimin e nenit 1 të ligjit nr.9260, datë 15.07.2004 “Për disa shtesa e ndryshime në ligjin nr.7748, datë 29.07.1993 “Për statusin e ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë nga sistemi komunist”, i ndryshuar. Ky ligj e kufizonte të drejtën e përfitimit vetëm te të dënuarit, duke përjashtuar trashëgimtarët e tyre. Gjykata konsideroi antikushtetues këtë ligj dhe për këto arsye e shfuqizoi.

Nga ky vendim i Gjykatës Kushtetuese, mbi parimet e tij, në vitet 2006-2007 u diskutua projektligji i ri për dëmshpërblimin. Përfundimisht, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin nr.9831, datë 12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e të dënuarve nga regjimi komunist”, i ndryshuar, i cili përfshin parimet e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Në bazë të këtij ligji u miratuan në vitet 2008-2013, 24 lista dëmshpërblimi, ndërsa në vitet 2013-2018 janë miratuar vetëm 3 lista dëmshpërblimi.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...