15 shtator 1926, parlamenti shqiptar u vendos në godinën ku është sot teatri i kukullave

Premte, 14 September 2018 18:47

Nga Kastriot Dervishi

Legjislativi i shtetit shqiptar filloi jetën e vet në vitin 1920 në Tiranë. Deri në vitin 1926 punimet e tij u zhvilluan në godinën e Zija Toptanit (sot Akademia e Shkencave). Në vitet 1925-1928 Shqipëria pushtetin legjislativ e kishte në dy dhoma: Senatin dhe Dhomën e Deputetëve. Senati u vendos qysh në vitin 1925 në godinën që e njohim sot si teatrin e kukullave. Një vit më vonë aty u vendos edhe Dhoma e Deputetëve. Të dy këto organe përbënin Asamblenë Kushtetuese.

Fotoja bashkëlidhur që ruhet në AQSH, ka prapa shënimin e Mit’hat Frashërit se është ceremonia e fillimit të sesionit të parë të Dhomës së Deputetëve, datë 15 shtator 1926. Sipas procesverbaleve të kohës, sesioni parlamentar ka filluar të shtunën e 18 shtatorit, ndërsa nuk njoftohet nëse kjo e datës 15 shtator ka qenë ceremoni vetëm hapje. Lajmin për godinën e jep gazeta “Telegraf”. Në foto dallohen Pandeli Evangjeli (kryetar i Senatit), Kostaq Kotta (kryetar i Dhomës së Deputetëve), Musa Juka, Selaudin Blloshmi, etj.

Modifikuar më Saturday, 15 September 2018 13:51
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...